Ekskluzive/1 ton kokainë në Spanjë, Report Tv siguron foton e një prej bosëve, Julian Deblini

Operacioni “Start” i policisë spanjolle, DEA-s dhe EUROPOL ku u arrestuan 2 bosët shqiptarë të trafikut të kokainës me 1 ton drogë dhe 1.55 milion euro cash, është shtrirë dhe në Shqipëri. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet e pasurisë për dy shqiptarët të cilët sipas policisë spanjolle janë në krye të këtij grupi kriminal.

Burime për Report Tv kanë sqaruar përfundimisht identitetin e tyre: Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun. 

Shqiptari i dytë i kapur në Madrid quhet Julian Deblini, 35 vjeç. Materialet i janë referuar Krimeve të Rënda dhe verifikimet po kryhen në bazë të ligjit anti-mafia ku do të përfshijnë jo vetëm dy personat por dhe lidhjet e tyre familjare.

Zyrtarisht Julian Dublini nuk figuron as në regjistrin kombëtar të shtetasve as dhe në atë të bizneseve në vendin tonë.

Report Tv siguron ekskluzivisht foton e Deblinit i cili u prangos në Spanjë. Ndërsa Arjan Ndoci rezulton se është vëllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci. Në sitën e verifikimeve do të kalojnë ne fakt të gjitha pronat e familjarëve të Arjanit, përfshirë edhe ato të vëllait të tij biznesmenit të Viktor Ndocit njohur si biznesmeni i një nga Qendrave Tregtare të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar e shumë pallateve.

Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë Arvi të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.

Verifikimet sipas burimeve për Report Tv nga Krimet e Rënda do të kryhen në zyrat e hipotekës, bizneset, bankat e nivelit të dytë, pronësitë mbi automjetet dhe agjencitë e transfertave dhe këmbimeve valutore. Pas verifikimeve nga policia dhe prokuroria dosja do kalojë në Gjykatë për vënien e pasurive nën sekuestro. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase