1 vit nga sulmi ndaj selisë së PD-së, Baçi: Ishte e turpshme! Të gjithë ndjejmë një peshë faji! Mërtiri: Skena dhune mesjetare

8 janari shënoi 1 vit nga ngjarja e paprecedentë e ndodhur e selinë e Partisë Demokratike ku mbështetësitë e Sali Berishës sulmuan selinë, ku u desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej jeta e deputetëve që ndodheshin brenda.

Për deputetin e PD-së së Sali Berishës, Luan Baçi, ajo ishte një ‘skenë të turpshme’ . I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, me gazetarët Nertil Agalliu dhe Megi Sotiri, Baçi tha se për atë ngjarje, të gjithë demokratët ndjejnë një peshë faji.

 “Do të dëshiroj të ishte një datë që mos të kujtohej dhe  të mos kishte kurrfarë rëndësie, për demokratët, për arsyeje ishte një problem mes demokratëve, faji është i drejtuesve, i stisur, një kurth i bërë për demokratët, për t’i ndarë ata në dy pjesë. U krijua një skenë e turpshme, të gjithë ndjejmë një peshë faji, megjithëse ajo ka kaluar”, u shpreh Baçi.

Për deputetin demokrat ngjarja i përket së kaluarës, pasi tashmë e rëndësishme është që të shohin drejt së ardhmes e të jenë përballë kundërshtarit politik të qëndrojnë bashkë.

“Jemi parti e lirë, nuk ka për të pasur bashkimi mendimi për çdo lloj problemi, e rëndësishme është që përballë kundërshtarit të jemi bashkë. Alibeaj, për mua e kam quajtur një mercenarë, bashkë më Bashën, të Ramës.”, shtoi deputeti Baçi.

Për analistin Ergys Mërtiri, skenat e dhunës ishin të rënda.

“ Ato skena dhune, mesjetare, njerëz që vijnë na kohëra mijëra vjeçare, sulmojnë një godine. Ato janë skena të shëmtuar, njerëz që kacavirren në dritare, nëpër mure me shkallë, me gurë duke goditur, janë skena qesharake. Berisha ka hyrë sa herë , por ai bëri një deklaratë, do ta marrë selinë me dhunë, dera u mbyll pasi u kërcënua se do i gjuanin. Të bësh politikë më dhunë, hunj, litarë është barabari”, u shpreh Mërtiri.

8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike.

Grupimi i drejtuar nga Berisha sulmoi me dhunë godinën e Partisë Demokratike, ndërkohë grupimi zyrtar i PD të drejtuar nga Lulzim Basha e mbrojti po me dhunë, duke blinduar dyer dritare dhe duke kundër sulmuar me anën e disa truprojave të armatosur, teksa vetë zhvillonin një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve.

Për disa orë, levat e hekurit, qysitë, metalprerësit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert që ishin blinduar me urdhër të Lulzim Bashës, ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë