TIRANË - Më 26 qershor 2014 ditë e enjte, teksa ora shënonte 09:30 minuta në qendër të ish bllokut dy persona të maskuara ekzekutuan bankierin e njohur Artan Santo.

Sot 26 Qershor 2015 kur shënon një vit nga vrasja e bankierit kjo ngjarje ka kaluar në heshtje pa asnjë ceremoni, publike, sakaq këto lule te vendosura pranë vendit ku ai u vra e përkujtojnë atë ngjarje, ndërsa hetimet nuk kanë identifikuar ende asnjë autor të këtij krimi.

santo

Pak ditë pas ngjarjes policia shoqëroi dy të rinj nga zona e Fushë Krujë, por për mungesë provash ata u lanë të lirë më pas nga gjykata.

Atentatorët e ekzekutimit të Santos mundën që në pak çaste pasi kishin ndjekur itinerarin e bankierit ta ekzekutonin atë në hyrje të bankës që ai drejtonte e të largoheshin me motorr duke humbur gjurmët.

Në një vit hetime në lidhje me atentatin që i mori jetën 58-vjeçarit Artan Santo janë marrë në pyetje mbi 200 persona, janë sekuestruar dhe analizuar afro 8 orë pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme të kryeqytetit por ende nën akuzë për këtë vrasje që tronditi kryeqytetin nuk rezulton askush.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)