Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira në sistemet e inspektimit.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeinspektori i Shqipërisë Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti, duke vendosur një kuadër të përbashkët angazhimi për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të institucioneve përkatëse.

Bashkëpunimi do të përqendrohet në disa drejtime kryesore:

Harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit.

Shkëmbimi i ekspertëve dhe përvojave profesionale.

Digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve inspektuese.

Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional.

Projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

Dy institucionet parashikojnë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e standardeve të punës.