1 vit pa Bashkim Finon, Rama: Miku ynë i mirë, i paharruar gjithmonë
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e lamtumirës së Bashkim Finos
TIRANË- Sot 1 vit më parë, u shua deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino pasi humbi jetën si pasojë e COVID-19. Kur janë kaluar 1 vit nga kjo ngjarje e rëndë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta kujtojmë me një 2 foto nga ceremonia e lamtumirës së deputetit, teksa ka zgjedhur edhe një mesazh të shkurtër.
"Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë", shkruan Rama.
Bashkim Fino ndërroi jetë në 29 mars 2021. Bashkim Fino u lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Bashkim Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
41.5%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 898
Lajme të tjera
-
Nisma vjetore e kryeministrisë / Rama dhuron gjak: Qytetarët të informohen, të japësh gjak është mirë edhe për dhuruesin
27 Qershor, 12:25
-
BE dhe Edi Rama
27 Qershor, 12:17
-
Skënder Minxhozi: Ramën e rrezikojnë çmimet, jo protestat e opozitës me asteriks
27 Qershor, 12:07
-
Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, Zv. Presidenti i KE, Borrell: Të heqim veton në vendimmarrje! Vendet e Ballkanit kanë të drejtë
27 Qershor, 10:34
-
Bashkimi Evropian, pse unanimiteti nuk funksionon: Strategjia e shantazhit
27 Qershor, 09:39
-
Zaloshnja: Kryeministër? Ramën rreth 40%, Berishën rreth 27%, asnjërin rreth 33%
27 Qershor, 09:28
-
Rama ironi për çeljen e negociatave: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij dhe dyer të mbyllura
26 Qershor, 20:34
-
PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve! Qeveria mekanizma lehtësues për investimet në Shqipëri
26 Qershor, 19:41
-
Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?
26 Qershor, 18:35
-
Veliaj në Petrelë: Gjenerata e të rinjve sot duhet ta dinë kush janë pengmarrësit non-grata të Shqipërisë; PS familja e madhe që punon për të mirën e të gjithëve
26 Qershor, 15:20
-
Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët
26 Qershor, 12:27
-
Veliaj në Pezë: Fshati i ri, si ‘qershia mbi tortë’ për familjet e tërmetit! Partia Socialiste është gjithmonë pranë njerëzve në ditë të vështira
26 Qershor, 11:48