Partia Demokratike mblodhi kuvendin kombëtar për të prezantuar programin electoral me të cilën do të shkojë në zgjedhjet parlamentar të vitit të ardhshëm.
Kryetari Lulzim Basha tha se nga e hëna do të nisë takime dhe dëgjesa me grupe interesi dhe qytetarë të tjerë për ti informuar me transparencë për alternativën e tyre të qeverisjes.
Madje hodhi dorashkën drejt kundërshtarëve të tij politikë për të realizuar një debat publik për programet elektorale, praktikë kjo në skenën politike amerikane por ende jo e përqafuar në Shqipëri. Ndonëse nuk përmendi emrat e kundërshtarëve politikë, i pari në listë sigurisht është kryeministri Edi Rama i cili në zgjedhjet e 2024 kërkon një mandat të katërt të qeverisjes.
"Nuk I zëmë pusi votuesve, qytetarëve me propozime që nxirren tak fak nga xhepi në momentin e fundit 2 ditë apo një javë para zgjedhjeve. Shqiptarët meritojnë respekt dhe të debatojnë secilin prej propozimeve të forcë politike që mëton të udhëheqë vendin e të marrë fatet e tyre në dorë dhe me PD kjo nis që sot. Me transparencë të plotë do të shpalosim propozimet tona dhe do i debatojmë, me shtresat dhe grupet e interesit. Me skeptikët madje edhe me kundërshtarët politikë. Madje sot nga kjo platformë e kuvendit kombëtar të PD-së I bëj ftesën dhe hedh dorashkën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne propozimet dhe zgjidhjet tona për Shqipërinë që meritojnë më shumë. Por ne e dimë që cdo debat do i nxjerr ata jo me këpucë të kuqe por pa këpucë fare" tha Basha
Lajmi kryesor:
Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA












