Rezoluta e OKB që kërkon tërheqjen e Rusisë, Xhaçka: Shqipëria bashkësponsorizuese, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës

Shqipëria është bashkësponsorizuese e rezolutës së miratuar ditën e sotme në seancën e Posaçme në Asamblenë e Përgjithshmë të OKB-së. E pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila prezantoi qëndrimin se Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën për paqen në Ukrainë.

“Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. Kjo është arsyeja se pse ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale”, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka në fjalën e saj, dënoi agresionin rus dhe tha se ishte sulm i paprovokuar kundrejt Ukrainës. Ministrja u shpreh se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka pasur pasoja dramatike për të gjithë botën. Sipas saj, pasojat do të ishin edhe më të mëdha nëse s’do ishin marrë masa ndaj Moskës.

Ndërkohë të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në KS, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologëve të vendeve anëtare të KS. Një vit më parë, Shqipëria luajti një rol aktiv në KS sa i takon agresionit rus në Ukrainë ndësa u rendit si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për llogaridhënien e Rusisë mbi krimet në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Xhaçka: Shqipëria bashkësponsorizuese e rezolutës që i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Ukraina

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas votimit të rezolutës në OKB që i kërkon Rusisë të tërhiqet menjëherë nga Ukraina. Xhaçka thotë se kjo është një dëshmi e qartë që dënon Rusinë. Ministrja thotë se Shqipëria ka qenë një ndër vendet bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.

"Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenare për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute", shkruan Xhaçka. 

Ora 16:29
1 vit nga nisja e luftës, Xhaçka flet në OKB: Sulm i paprovokuar, lufta ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku u mbajt një takim i nivelit të lartë për 1 vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Xhaçka tha se ky ishte një agresion i paprovokuar dhe se është dënuar me vota dërrmuese përmes një sërë rezolutash nga OKB. Xhaçka u shpreh se krimet e kryera në Ukrainë, janë akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të sulmit rus.

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka pasur pasoja dramatike për të gjithë botën.

Një vit më parë, në këtë ditë, bota ishte ne ankth, duke pritur të shihte se çfarë zgjedhje do të bënte Presidenti i Rusisë. Më 24 shkurt mësuam se ai e bëri zgjedhjen e tij. Kjo është një luftë për të cilën nuk kishte arsye tjetër përveç zgjedhjes së Presidentit rus. Duhet ta kujtojmë mirë këtë. Ukraina nuk e sulmoi Rusinë, Ukraina nuk e kërcënoi kurrë Rusinë. Ky pretendim është po aq qesharak sot, kur e gjithë bota është bërë dëshmitare e dobësisë së ushtrisë ruse, siç ishte në 23 shkurt 2022, kur shumica e botës priste që pushtimi të kishte sukses brenda pak ditësh.

Ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi. Ishte mbi të gjitha një akt sulmi që shkelte qartë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Një akt që u dënua në mënyrë të qartë, dhe me vota dërrmuese përmes një sërë rezolutash nga kjo Asamble. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë gjithashtu shumë e qartë në vendimin e saj të datës 16 mars 2022, duke deklaruar se Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës, dhe gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tjera nën kontrollin e saj, ose të mbështetura nga Moska, nuk duhet të vazhdojnë operacionin ushtarak. Gjatë vitit të kaluar, nuk është vetëm vlerësimi ynë i aftësive ushtarake të ushtrisë ruse që është ndryshuar. Brutaliteti i kësaj force është bërë i dukshëm për të gjithë.

Krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, mobilizimi masiv i të dënuarve dhe mercenarëve, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë. Ashtu siç në fakt, rezistenca vërtet heroike e popullit ukrainas, ka asgjësuar çdo argument dhe justifikim që Rusia u përpoq t'i paraqiste botës në një përpjekje të kotë për të fituar legjitimitet për luftën e saj të zgjedhur.

Kjo luftë ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën. Por unë po i parashtroj të gjithëve në këtë Asamble, se ajo që kemi parë deri më tani, është asgjë në krahasim me atë që do të shihnim, nëse Rusia do të lejohej të dominonte në këtë konflikt. A do të ishte dikush këtu, ndonjë nga vendet tona këtu, më i sigurt nëse do të lejohej të shkelej Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare, në mënyrën që e ka shkelur Rusia? Unë besoj se jo. Unë besoj se një botë ku forca ndikon në të drejtën, ku vendet mund të vendosin papritur të sulmojnë fqinjët e tyre dhe të aneksojnë pjesë të territorit të tyre, është një botë që nuk do të ishte dobiprurëse për asnjë prej nesh. Ose njerëzit tanë. Praktikisht do të thoshte të ktheheshim në logjikën e viteve 1930.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”. Kjo është arsyeja se pse ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale.

Në të njëjtën mënyrë, ne kundërshtojmë ndryshimet jo-miqësore të paraqitura nga Bjellorusia. Ato nuk përfaqësojnë një përpjekje për të kontribuar për paqen, por një përpjekje për të mbrojtur agresorin. Ato duhet të refuzohen dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të votojnë kundër. Shqipëria kërkon një votim të regjistruar për dy amendamentet e propozuara nga Bjellorusia.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/02/2023 23:58

    OKB dhe rezolutat e saj,jane kthyer ne /raft banje/ ku mbahen /letrat higjenike/.Asnje autokrat e diktator bote nuk pyet per to,pasi jane te pafuqishme.Mjafton te kujtojme veprimet e serbeve gjate luftes civile ne Jugosllavi nen hunden e kaskave blu paqeruajtese pa vlere.Edhe aty ku mund te behej dicka me vlere,ne KS te OKB kane vendosur sist.e vetos,keshtu qe cdo gje e cdo perpjekje eshte kohe e humbur.

    Përgjigju
  • goni: 23/02/2023 16:43

    do rregullosh. boten ti moj plehre,,,,e ke tiranen dhe shqiperine te mbuluar nga pislleku dhe pluhuri....si nuk kane turp keta plehra qe harxhojne kot leket e shqiptareve lart e poshte....

    Përgjigju
  • Mondi: 23/02/2023 12:32

    E nderuara ministre Merru me shtepine tende jo me te botes Cme duhet mua se cduan ruset me ukrahinasit. Zvicera nuk eshte kot neutrale Shikoni zjarrin ne shtepine tuaj jo tymin ne shtepite e botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur