37 mikrobusë dhe makina elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria e Britanisë së Madhe me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Makinat janë prezantuar ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King Smith.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells të dërgohen në Shqipëri për pjesën tjetër të dënimit. 

Marrëveshja pritej t'i kushtonte Ministrisë së Drejtësisë në Britaninë e Madhe rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.


Lajmi kryesor:

Do mbyllen 10 burgje pa standarde, Manja: Do të ndërtojmë 5 të tjera! I Burrelit dhe Tepelenës do të kthehen në muze