10 cm borë në Korçë, prezencë akulli në rrugë, probleme me energjinë në disa fshatra! ‘Zbardhet’ dhe Llogaraja! Rruga Lezhë-Milot e bllokuar (Pamjet)

KORÇË- Ditën e sotme Korça është zgjuar “e veshur me të bardha”, me trashësinë e borës që ka arritur deri në 5-10 cm! Reshjet e dëborës kanë vijuar deri orën 02:00 duke zbardhur qytetin.

Të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka krijuar edhe prezencë të akullit në rrugë. Ndërkohë, janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si Gore, Vithkuq, Moglicë, Lozhan dhe Mokra e Sipërme.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëborë dhe në Llogara. Dy borëpastruese përgjatë natës kanë hedhur kripë dhe skorje për të bërë të kalueshëm aksin. Shoferëve u bëhet thirrje që të bëjnë kujdes që të pajisen me gomat e dimrit dhe zinxhirë.

Edhe rruga e vjetër nacionale Lezhë-Milot ka dalë jashtë funksioni prej të paktën dy javësh. Ky segment rrugor është i bllokuar, pasi ka pësuar shembje në disa vende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
Reshjet/ Rruga e vjetër Milot-Rubik e bllokuar prej dy javësh, rrjedha e lumit Mat ka gërryer trasenë (VIDEO)

Rruga e vjetër nacionale Milot-Rubik ka dalë jashtë funksioni prej të paktën dy javësh. Ky segment rrugor është i bllokuar, pasi ka pësuar shembje në disa vende.

Një masiv dherash dhe gurësh ka rreshqitur pranë Rrasfikut, ndërsa dhe rrjedha e lumit Mat ka gërryer trasenë e rrugës. Situata ka agravuar pas reshjeve të dendura të shiut.

Në hyrje të këtij segmenti rrugor pranë Urës së Zogut është vendosur një tabelë që tregon se kanë nisur punimet që me 15-dhjetor te vitit 2020 për stabilizimin e rreshqitjeve dhe ndërhyrja duhet të përfundojë brenda 4 muajve, por në rrugë nuk shihet asnjë makineri apo punonjës.

Bllokimi i rrugës ka krijuar vështirësi në lëvizje për banorët e fshatrave përreth Rubikut të cilët duhet të qarkullojnë nga rruga e kombit për të lëvizur drejt Rrëshenit apo Lezhës e Tiranës një distancë mjaft e largët.

Ora 10:17
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër: 1880 ha tokë ende nën ujë, vazhdon gërryerja e tokës nga lumi Drin! Rruga për në Obot e bllokuar për mjetet e ulëta

Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me situatën në disa zona të Shkodrës pas përmbytjeve.

Sipas bilancit të bashkisë, janë 1880 sipërfaqe të cilat janë të mbuluara nga uji.

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat. 

Ndërkohë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.

Njoftim i bashkisë Shkodër:

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 14.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.32m. (Kuota max 6.30 m)

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.65 m.(Kuota max 8.70 m)

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.92m. (Kuota max 7.50 m)

• Lumi Kir ka prurje minimale.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1880 Ha

1. Tokë e pakultivuar 518 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1180 Ha

3. Grurë 95 Ha

4. Bimë dekorative 80 Ha

5. Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 210 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha

• Grurë 40 Ha

• Pemtore 5 Ha

• Në fshatin Obot, janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit:

1. 50 pako ushqimore

2. 200 koli ujë, nga 8 litër kolia

3. 51 thasë koncentrat nga 20kg

4. 5 ton misër

• Në fshatin Muriqan (lagjia Goricë), janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 3 ton miser donacin.

Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :

• Tokë e pakultivuar 265 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 400Ha

• Bimë dekorative 80 Ha

• Grurë 55 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

4. Në fshatin Shirq janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri i Zi

• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.

• Tokë e pakultivuar 10 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha

Nj.A.Bërdicë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

• Tokë e pakultivuar 3 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

• Pemtore 2 Ha

Ora 09:16
Borë dhe ulje temperaturash, disa zona të thella në Kukës dhe Tropojë probleme me energjinë elektrike (VIDEO)

Rënia e ndjeshme e temperaturave nën zero gradë me reshje bore në zonat e larta malore gjatë mbrëmjes së djeshme në qarkun e Kukësit ka sjellë edhe problemet e para.

Trashësinë e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm. Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura ndërsa janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, si dhe fshati Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

Informacioni zyrtar i Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:

Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat.Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika. Situata në bashkitë e Qarkut Kukës është; Akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të tyre.

Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.Niveli i ujrave të lumenjve nuk ka patur rritje gjatë natës dhe nuk ka problematika.Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj. Ad.Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të bashkisë Kukës, fshati Pogaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonës Nj.Ad Margegaj, fshati Gosturan Nj.Ad Tropojë dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë. Situata e Digës së H/C Fierzë është:Niveli 290, 17 m.Prurjet 600 m/s.Dy agregat në punë dhe shkarkojnë 180 metër kub për sek .

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?