Verilindja e Shqipërisë është zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë nisur mesditën e sotme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit nga Fushë-Dugagjini deri në hyrje të Tunelit të Kalimashit.
 
Pavarësisht se trashësia e dëborës në Tunelin e Kalimashit arrin deri në 10 cm, nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve dhe situata është nën kontroll.
 
Policia rrugore u kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve që të pajisen me zinxhir.

[gallery]20320[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com