10 Dhjetori, sot shënohet Dita
Botërore e të Drejtave të Njeriut

Data 10 dhjetor shënon “Ditën e të Drejtave të Njeriut”, të vendosur që prej vitit 1950 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Motoja e këtij viti për këtë datë është të kujtohen të drejtat e njeriut në 365 ditë të vitit dhe jo vetëm në një ditë. Kjo datë kujtohet për të sjellë në vëmendje “Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut” si standard i përbashkët i arritur për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet.

Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut, legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati