Festivali ndërkombëtar “VjosArt” vjen këtë muaj me një edicion që bashkon artin, kulturën dhe mbrojtjen e natyrës përgjatë lumit Vjosë. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi festivalin si “shtëpi të përbashkët në mbrojtje të natyrës dhe promovimit të artit”.
Sipas njoftimit, rreth 200 artistë nga Shqipëria dhe rajoni do të performojnë në zonat urbane përgjatë lumit Vjosë, duke përfshirë Përmetin, qytetin antik të Bylisit, Fierin dhe Vlorën. Festivali do të mbahet nga 21 deri më 31 maj 2026 dhe do të sjellë 10 ditë aktivitete artistike me 10 zhanre të ndryshme arti.
“Një festë për natyrën, kulturën dhe krijimtarinë”, e përshkruan Gonxhja aktivitetin që synon të promovojë njëkohësisht trashëgiminë kulturore dhe pasuritë natyrore të zonës.
Komente











