10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Enkelejd Alibeaj: Më 3 mars flet ligji, vula dhe sigla na takojnë neve! Opozita s’mund t’i kthejë tytat drejt Perëndimit

10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD, Enkelejd Alibeajt i bënë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin

“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi t bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”, tha Alibeaj.

Berisha i mbylli dyert e pjesëmarrjes në revolucionin që thotë se ka nisur, por Enkelejd Alibeaj, e sheh të pamundur largimin e Edi Ramës me protestat e ish kryeministrit.

 “Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik”, vijoi ai.

Demokratët e kampit të Berishës, i sfidon edhe për betejën që po bëjnë mes zhurmës dhe bllokimit të foltores në parlament.

 “Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmend një oligark? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve e akuzohemi edhe sit ë shitur, ne jemi të shitur? Kjo kërkon kurajo të fortë”, tha drejtuesi i PD.

Sali Berishën e shigjeton edhe për luftën ndaj ambasadorëve në Tiranë duke thënë se PD nuk mund të shndërrohet në një forcë armike me perëndimin

“Nuk mund të jetë PD, me tytat drejtuar nga perëndimi. Kemi detyrime të mëdhaja ndaj perëndimit, nuk mund ta asgjësojmë, nuk mund ta iluminojmë”, tha ndër të tjetra Enkelejd Alibeaj.

Duke u ndalur në zgjedhjet lokale, Enkelejd Alibeaj që përfaqëson pasuesit e Lulzim Bashës thotë se kandidat, do të nxjerrë edhe përballë Erion Veliajt e Belind Këlliçit në Tiranë…Deri më tani me nxjerrjen e kandidatëve, Alibeaj ka zyrtarizuar ndarjen nga  Berisha në më shumë se 10 bashki, mes të cilave Lezhë, Krujë e Korçë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 22/02/2023 17:21

    Ore mir qe kan dal ne TV po kujt po i flasin se spam njeri me degju kte kapterrin e Fierit vec presidium pam aty po njerez jo

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/02/2023 15:29

    Ore kriminel ordiner vllaun e ke në burg në Gjermani? E ti ishotell për një kg kanabis o i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja