10 ditë nga viti 2021, institucionet e kulturës ‘kyçur’ për publikun

Dhjetëditëshi i parë i 2021-t po përfundon. E ndërsa, artdashësit janë në pritje të strategjive alternative se si mund të frekuentojnë artin, që do prodhojnë institucionet tona të kulturës, për këtë ende nuk ka asnjë plan konkret.

Teatrot përpiqen që të mbajnë pranë vetes artdashësit vetëm përmes postimeve in- memoriam në rrjetet sociale. Ndërsa, mungojnë përpjekjet për premiera të reja, sikundër janë monodramat, që mund të frekuentohen nga një numër i kufizuar spektatorësh ose premiera me regjistrim.

Në ballinat e Teatrit Kombëtar edhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli” qëndrojnë varur posterat e shfaqjeve të fillimvitit të 2020-s.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ditët e para të vitit i nisi me shfaqje nga repertori i kaluar përmes  ledwall-it para ballinës së institucionit.

Premierat e koncerteve të realizuara nga artistët e operës për festat e fundvitit për shkak të pandemisë u prezantuan në çdo cep të rikonstruktuar, holle pritëse, korridore, salla të orkestrës, deri edhe në ballkon të operës, përveçse në sallën kryesore.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, përkrah drejtoreshës Zana Çela të operës, shfaqet tenori Saimir Pirgu, i cili po vëzhgonte rikonstruksionin e këtij institucioni.

Muzeu Historik Kombëtar, në pritje për të rikuperuar xhamat e thyer nga protestat e dhunshme të dhjetorit, ka nis punën për çeljen e një ekspozite ikonografike.

Vëmendja e stafit të Bibliotekës Kombëtare është tek aneksi i saj, për të mos qenë më një godinë në hije, por të rijetëzohet, duke u kthyer në sall leximi.  

Në Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdon që të jetë çelur ekspozita me rreth 500 vepra nga fondi i këtij institucioni realizuar para ’90-s, si grafika,  piktura dhe skulptura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?