Ekspozita “Lin in Aqua 2”, sapo eshte çelur ne Pogradec dhe shënon nisjen e Festivalit të Akuarelit. Ekspozita do qëndroje e hapur deri më 12 korrik dhe permban mbi 150 vepra nga 64 artistë qe vijne nga 25 shtete te botes.
***
Në Galerinë e Arteve është çelur ekspozita “Lin in Aqua 2”, aktivitet që shënon hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit.
Mbi 150 vepra të realizuara nga 64 artistë, të ardhur nga Shqipëria dhe më shumë se 25 vende të botës, janë ekspozuar për publikun, duke e kthyer Pogradecin në një pikëtakim të rëndësishëm të artit bashkëkohor.
Festivali nuk synon vetëm prezantimin e veprave artistike por dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes piktorëve.
Mes pjesëmarrësve është edhe piktorja ukrainase Victoria Grigorieva, e cila u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen në festival.
"Është piktura ime e fundit. Edhe ne kemi bregdet në Ukrainë dhe e dashuroj atë. Më pëlqen të shoh shkëlqimin e diellit dhe lindjen e tij, dhe kjo është... një pjesëz e shpirtit tim, paqja ime. Siç e dini, ne jemi në luftë dhe kemi nevojë të kemi pak paqe brenda vetes e ta hedhim atë në letër për t'u ndjerë më mirë",- thotë piktorja ukrainase Victoria Grigorieva.
Ekspozita “Lin in Aqua 2” do të qëndrojë e hapur deri me 12 korrik duke u dhënë mundësi artdashësve të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve.
Komente



