10 gjëra ushqyese që
u duhen fëmijëve

10 gjëra ushqyese që<br />u duhen fëmijëve
Mënyra se si ushqhen fëmijët e vegjël dhe të porsalindurit ka një rëndësi të madhe për të gjithë vitet e mëvonshme në shëndetin e tyre. Ndauj prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqimeve që do tu japin të vegjëlve të tyre. Ekspertët japin disa këshilla për 10 gjërat bazë të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në ushqimet dhe vaktet që ata konsumojnë.

Kalciumi: Ndërton eshtra dhe dhëmbë të fortë, nxit nerva të shëndetshme dhe funksionin e muskujve, ndihmon mpiksjen e gjakut dhe ndihmon trupin të kthejë ushqimin në energji.

ACIDET ESENCIALE YNDYRORE

Acidet esenciale yndyrore (EFAs): Ndihmojnë në ndërtimin e qelizave, rregullojnë sistemin nervor, forcojnë sistemin kardiovaskular, ndërtojnë imunitetin, dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e produkteve  ushqimore. Të rëndësishme edhe për funksionim të shëndetshëm të trurit dhe të të parit.

Hekuri: I rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, për oksigjenin – mbajtjen e pigmentit të kuq në gjak dhe mioglobinës, pigmentin që ruan oksigjenin në muskuj. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, e cila mund të rezultojë me lodhje, dobësi dhe irritim.

Magnezi: Mban eshtrat e forta dhe ritmin e zemrës të qëndrueshëm, përkrah sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe funksionimin e nervave.

Kaliumi: Bashkëpunon me natriumim për të kontrolluar ekuilibrin e trupit me ujë, i cili ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut. Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe të ritmit të zemrës dhe, në vitet e mëvonshme, mund të ulë rrezikun e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Vitamina A: Luan një rol të rëndësishëm në vizionin dhe rritjen e eshtrave, ndihmon për të mbrojtur trupin nga infeksionet, promovon shëndetin dhe rritjen e qelizave dhe indeve në trup, duke perfshirë edhe flokët, thonjtë dhe lekurën.

Vitamina C: Ndihmon në krijimin dhe riparimin e qelizave të kuqe të gjakut, eshtrave, dhe indeve, ndihmon për të mbajtur nga mishrat e dhëmbëve të fëmijës tuaj të shëndetshme dhe forcon enët e gjakut, ndihmon në shërimin, nxit sistemin imunitar, dhe mban infeksionet larg. Gjithashtu ndihmon trupin në absorbimin e hekurit nga hekuri i pasur.

Vitamina D: E ndihmon trupin të absorbojë minerale si kalciumi dhe ndërton dhëmbë dhe kocka të fortë. Është thelbësorë për të arritur potencialin e rritjes. Edhe funksionon si një hormon me role të rëndësishme në sistemin e shendetshëm imunitar, në prodhimin e insulinës dhe rregullimin e rritjes së qelizave.

Vitamina E: Limiton prodhimin e radikaleve të lira, të cilat i dëmtojne qelizat. Është e rëndësishme për imunitetin, riparimin e ADN-së, dhe proceseve të tjera metabolike.

Zinku: Nevojiten më shumë se 70 enzima të cilat ndihmojnë tretjen dhe metabolizmin dhe janë esenciale për rritjen.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi