Nëse do të kuptosh se çfarë interesash ka një komunitet i caktuar, çfarë ndjeshmërish apo çfarë temash trajton, për çfarë interesohet dhe çfarë nuk i hyn në sy, në përgjithësi, është mirë të shohësh medien e atij vendi dhe do ta kuptosh se me çfarë bashkësie, vendi, etnie apo kulture ke të bësh. Shtypi ynë, sidomos ai i shkruari, ka vite që është në krizë të thellë identiteti dhe po vuan pasojat e njëmijë e një dukurive duke filluar nga televizioni e duke përfunduar te interneti. Megjithatë, nëse do t’i shohësh të gjitha bashkë, gazeta e revista, tv e blogje të caktuara, medie on-line e rrjete sociale, do të konstatosh se pjesën më të madhe e zënë lajmet banale për jetën e konsumit të pasunarëve të rinj shqiptarë dhe banalitetet gjysmë erotike të femrave e meshkujve që shtypi i trajton si qënie të posaçme nga që këndojnë ose nga që më së shumti nxjerrin në reliev pjesë të veçanta të trupit. Historitë që tregohen për to e për ta janë nga më të rëndomtat : ai e la, ky e mori, pastaj ai mori atë që e kishte lënë ai. Trupa të zhveshur në det, vajza me “bikini” e pa “bikini”(rroba banjoje) dhe kështu pa fund. Rubrikat nga historia apo nga e kaluara ndërtohen me fragmente librash të botuara e të stërnjohura dhe e reja e çdo viti është gjithmonë një ngjarje me Kadarenë. Shkrimtari ynë i madh duket se është i përndjekur nga fati që çdo behar të nxehtë të bëhet viktimë e ndonjë historie me diktaturën. Ka 27 vjet dhe pyetja apo raporti i Kadaresë me Enver Hoxhën jo vetëm që nuk është kuptuar, por nga viti në vit, rimerret e u hidhet turmave si ujë i ftohtë që të lagin kokën e nxehtë të gushtit që nuk prodhon lajme. Nga gjithë kjo mua më duket vetja sikur jetoj në një kapanon të madh me njerëz gjysmë të marrë që nxiten kush e kush të tregojë më shumë se sa i pasur është, me femra që nxiten kush e kush më shumë të tregojë se sa mendjelehtë është dhe se sa po e shijon jetën ose hipur mbi ndonjë benz luksoz ose shtrirë në ndonjë vijë bregdeti. Nganjëherë më duket sikur këtu, në këtë kapanon-çmendinë, nga mëngjesi në darkë nuk flitet për asgjë tjetër po veç për bikini, për linjat dhe format e lloj-lloj femrave që publiku ose nuk i njeh ose nuk i kupton se si mund të rrijë robi i Perëndisë gjithë vitin me rroba banjoje sepse ka disa personazhe të tilla që gjithë vitin janë me rroba banjoje. Popull mendjelehtë dhe i keqyshqyer nga trutë, shqiptarët po e kalojnë edhe këtë gusht të nxehtë të mbështjellë jo vetëm nga dielli përvëlues, por edhe nga lajme me heronj të pështirë nga bota e konsumit dhe askush nuk e kupton se cili duhet të jetë modeli i jetës në një vend si ky i yni. Por le të dalim për një çast nga çmendina jonë e vapës së gushtit dhe të marrim pak ajër.
Duke lexuar « Corriere della Serën » më 10 gusht më tërhoqi vëmendjen një shënim. 10 gushti ishte dita e Shën Lorencos që përkon me ditën kur nga qielli shihen më së shumti yjet që bien. Madje mes ditëve 12 e 13 gusht mund të shihen më së shumti yjet që bien nga qielli. Shën Lorenci është shenjtori që mbron bibliotekat dhe mendohet se ka jetuar në shekullin III. Emri i tij lidhet me këtë natë të magjishme të rënies së yjeve sepse mendohet se yjet e ndritshme që bien nga qielli janë lotët e shenjtit që i lutet Atit ditën e sakrificës së madhe. Mirëpo kjo ditë është e shenjuar edhe nga një histori tjetër dhe lidhet me një poezi të famshme të poetit italian Xhiovani Paskoli të titulluar « X Augusto ». Pikërisht më 10 gusht vritet nga njerëz të panjohur babai i poetit. I shtyrë nga kjo ngjarje ai shkruan poezinë që përmenda e cila u botua në vitin 1896 në revistën « Marzocco ». Pasi lexova poezinë që ishte me të vërtetë e bukur, gjeta edhe diçka tjetër që më tërhoqi. Poezia shoqërohej nga një analizë teksti, nga një koment dhe nga një shënim metrik. Pra ishte gati si një tekst mësimor për shkollën e mesme. Duke e parë atë poezi dhe atë mënyrë paraqitjeje m’u kujtua shkolla jonë e mesme dhe tekstet makabre të saj. Vendosa t’i paraqes në këtë shkrim dhe nuk do të bëj asnjë koment. Ata që i njohin tekstet makabre të letërsisë së shkollave të mesme, le të më thonë nëse e gjejnë një analizë të tillë dhe le të më tregojnë nëse e kam gabim. Më mjaftoi kjo ditë, pra 10 gushti, për të parë regresin tragjik të shkollës sonë. Në vitet ‘30-’40, ne patëm tekste të plota e të mira të letërsisë dhe të disiplinave të tjera po ashtu. Pas çlirimit, tekstet e letërsisë kaluan nëpër disa duar dhe në fund u shfytyruan fare, por kishin në pjesën më të madhe një aparat teorik klasik që ishte serioz. Pas viteve ’90, tekstet e letërsisë sidomos janë shfytyruar dhe nxënësit e sotëm në ato tekste vetëm letërsi nuk mësojnë. Po ky është një debat tjetër. Le të shohim këtë poezi dhe paraqitjen e saj.
San Lorenzo, io lo so perché tanto
di stelle per l'aria tranquilla
arde e cade, perché si gran pianto
nel concavo cielo sfavilla.
Ritornava una rondine al tetto:
l'uccisero: cadde tra i spini;
ella aveva nel becco un insetto:
la cena dei suoi rondinini.
Ora è là, come in croce, che tende
quel verme a quel cielo lontano;
e il suo nido è nell'ombra, che attende,
che pigola sempre più piano.
Anche un uomo tornava al suo nido:
l'uccisero: disse: Perdono;
e restò negli aperti occhi un grido:
portava due bambole in dono...
Ora là, nella casa romita,
lo aspettano, aspettano in vano:
egli immobile, attonito, addita
le bambole al cielo lontano.
E tu, Cielo, dall'alto dei mondi
sereni, infinito, immortale,
oh! d'un pianto di stelle lo inondi
quest'atomo opaco del Male!
Përkthimi do të ishte pak a shumë kështu:
San Lorenco! Unë e di pse
kaq shumë yje nga qielli i qetë
digjen e bien, përse këta lotë
në kupën e qiellit ndrijnë.
Një dallëndyshe kthehej në fole,
e vranë: ra mes pishave
kishte në sqep një insekt
darkën e dallëndysheve të vockëla
Tani është atje si në një kryq e shtrirë
me insektin në gojë në qiellin e largët
çerdhja e saj është në terr dhe pret
ashtu në agoni deri sa të ngordhin urije
Edhe një burrë po kthehej në vatrën e tij,
e vranë: i kam falur –tha ai.
e në sytë e tij mbeti një thirrmë
kishte dy kukulla në duar për fëmijët e tij
Tani atje në shtëpinë e vetmuar,
e presin, e presin më kot,
ato të palëvizura, të mpira duken
kukullat më sytë në qiellin e largët
Dhe ti, o Qiell, nga lart botës
i paqtë, i pambarim, i pavdekshëm!
Oh, një lumë lotësh si yje që bien
derdh mbi këtë atom të errët të së Keqes.
Për ta shijuar dhe për ta kuptuar më mirë këtë poezi në fillim autorët kanë bërë një analizë teksti, pra kanë shpjeguar poezinë dhe i kanë bërë vargjet më të kuptueshmë duke zbërthyer figuracionin e tyre, pra duke shpjeguar shenjueshmërinë, në mënyrë që poezia të kuptohet në radhë të parë. Le ta shohim se si e realizojnë autorët këtë:
San Lorenzo (apostrof - poeti i drejtohet shenjtit që kujtohet më 10 gusht, që është edhe dita e vrasjes së babait), unë e di pse kaq shumë yje (kaq shumë yje: për rastësi të një fenomeni astronomik, natën e Shën Lorencit, yjet që bien janë më të shumtë se zakonisht) ndrijnë dhe bien në ajrin e kthjellët, pse një e qarë kaq e madhe (e qarë e madhe: yjet që bien bëhen metaforë e së qarës) shfaqet në pamjen e qiellit
(qiell konkav –prej tokës qielli duket si një gjysmë rrethi).
Ndërsa dallëndyshja kthehej në çerdhen e saj (në çerdhe - sinekdokë): e vranë: bie mes degëve me hala pishe (pishat); kishte në sqep një insekt: darka e dallëndysheve të vockëla (dallëndyshja ishte i vetmi burim për mbijetesën e të vegjëlve ashtu si babai i poetit ishte për familjen e tij).
Tani është atje,si në një kryq (dallëndyshja e rrëzuar ka krahët e hapuar si të ishte e kryqëzuar) që mban atë insekt (insekti i vargut 7) drejt qiellit të largët (metafora- cilësori i largët i përdorur edhe në vargun 20, në të dyja rastet, vë në dukje indiferencën e Zotit për vuajtjet e qënieve të gjalla) dhe çerdhja e saj (metonimia; çerdhja është emblema e gëzimit familjar) dhe me rënien e natës (në hijen e errët hija e natës është edhe metafora e dhimbjes dhe e vdekjes), në pritje (të ushqimit) që dëgjiohet gjithmonë e më pak (dallëndyshet e vockëla, të mbetura pa nënën që do t’u sillte ushqimin, tani janë gati duke ngordhur).
Edhe një njeri (babai i Poetit) po kthehej në familjen e tij (në çerdhen e tij - metafora): e vranë; tha: I fal (para se të vdiste ai i fali vrasësit e tij) dhe mbeti me sytë e shqyer që tregonin dhimbjen që nuk mund të tregohet me fjalë (sytë hapur një britmë: metafora - Pascoli përdor imazhe të forta dhe sugjestive për të transmetuar dramaticitetin e skenës): mbante dy kukulla si dhuratë (metafora – komunikon idenë e familjes).
Tani atje, në shtëpinë e vetmuar (e vetmuar – e dërrmuar nga dhimbja), e presin (presin – anadiplosi – folja përsëritet për të treguar pritjen gjithë ankth) më kot: ai i palëvizshëm dhe i ngrirë i ngrirë (i tmerruar nga e keqja njerëzore), i tregon Zotit kukullat (qiellit të largët).
Dhe ti qiell nga largësia e botës tënde të paqtë (sepse nuk njohin të keqen dhe dhimbjen, larg nga mjerimi njerëzor), i pafundëm dhe i pavdekshëm, me pak lot yjesh e njom këtë atom të së keqes (këtë atom...E keqja: toka e errët dhe e fragmentarizuar –në Universin e pamatë – të dominuar nga e Keqja).
Kjo është analiza e tekstit poetik ose parafrazimi. Pra ta kthesh gjuhën poetike në prozë, ta bësh të padukshmen poetike të njohur, të kuptueshme. Pas kësaj vjen komenti ose analiza. Ju kujtohet besoj sa herë ju kanë kërkuar e ju kërkojnë : bëni analizën e kësaj poezie. Por tani është tjetër histori në shkollat tona të dërrmuara. Le të kthehemi te poezia jonë. Autorët shkruajnë:
Kjo poezi u botua në revistën “Marzocco” më 1896 e pastaj u përfshi në botimin e katërt të Myricae. Kjo lirikë trajton një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe me dramatike të jetës së Paskolit, vdekjen e dhunshme të të atit. Ditën e Shën Lorencit më saktë më 10 gusht, babai i Paskolit u vra me disa plumba nga disa të panjohur kur po kthehej në shtëpinë e tij.
Përmes kësaj poezie poeti do t’i komunikojë lexuesit trishtimin e tij për vdekjen e të atit të vrarë duke e theksuar atë përmes vënies përballë të fatit të një dallëndysheje me ushqimin në sqep për të vegjlit e saj dhe të atit që po kthehej në shtëpi me dy kukulla në duar për dy vajzat e tij në mënyrë të tillë që të nënvizojë padrejtësinë dhe të keqen që zotëron në tokë
Legjenda popullore i identifikon yjet që bien nga qielli, të cilët më 10 gusht kanë rënien më të madhe dhe mund të shihen më mirë, me lotët e Shën Lorencos. Pascoli e përdor këtë simbologji dhe fenomenin qiellor të yjeve që bien e shndërron në një vajtim apo në një qarje me lotë që yjet derdhin për fatkeqësinë e njeriut dhe padrejtësinë në botë. Përmes analogjisë ai arrin ta zgjerojë dhimbjen vetjake duke e bërë universale. Kthehet tema e dashur e tij për “vatrën” , vendi i vetëm ku mund të harrohet e keqja dhe dhimbja e botës që është jashtë. Në titull “X” e datës është përdorur për të dhënë idenë e kryqit.
Kaq është analiza. Në fund është edhe një konsideratë për metrikën.
Poezia është kompozuar me gjashtë vargje katërshe që alternohen sipas skemës ABAB CDCD. Ligjërmi i fragmentarizuar në fraza të shkurtra të ndara përmes ritmit goditës ndihmon që të shprehet dramaticiteti i situatës.
Kjo ishte ajo që më tërhoqi në datën 10 gusht. Kështu përkujtohej kjo datë në medien italiane dhe në faqe të ndryshme të rrjeteve sociale. Duke parë këtë poezi dhe këtë analizë, mendova se edhe ne kemi mjaft poezi dhe proza të mrekullueshme nga tradita historike që mund t’i rikojtojmë dhe mund t’i rindërtojmë për të mbajtur gjallë memorien kulturore. Mirëpo në çast u kujtova se në këtë pikë ne gati po falimentojmë. Memoria jonë kulturore po mbushte me turbo-folk, me histori fëmijësh të pasunarëve apo të atyre që thirren artista dhe që rrinë gjithë vitit me rroba banjoje e majë benzave apo shtrirë nëpër ranishte.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com