Pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, i janë rikthyer Kishës Ortodokse.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joanin në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

“Ky rikthim nuk është vetëm një akt ligjor, por një akt drejtësie historike dhe shpirtërore.  Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe me Kryepeshkopin dhe të gjitha komunitetet e tjera fetare, do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim gjetjen dhe rikthimin e objekteve të tjera të deklaruara të humbura, në një angazhim të pa kompromis për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Qëllimi ynë është i qartë, të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore, ta restaurojmë dhe t’i japim identitetin e merituar vendit tonë në këtë mozaik unikal të trashëgimisë kulturore”, tha Gonxhja.

Kryepeshkopi u shpreh shumë i lumtur për këtë moment të rëndësishëm, teksa iu bashkua ministrit në angazhimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Jam i gëzuar që ndodhem këtu, për rikthimin e një pjese shumë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Dua të falenderoj të gjithë ata njerëz që i gjetën dhe i mblodhën 10 ikona shumë të bukura dhe shumë të rëndësishme për historinë tonë, dhe sidomos jam shumë mirënjohës ndaj Ministrit, i cili pati angazhimin, dëshirën për t’ia kthyer përsëri Kishës Ortodokse. Ne jemi të gjithë të angazhuar për ta mbrojtur këtë kulturë e këtë identitet dhe kjo është një nga pasaportat tona edhe për identitetin tonë europian, e të kulturës europiane”, tha ai.

Gjatë bisedës, u diskutua harta e gjerë e punëve në territor dhe u ritheksua bashkëpunimi me të gjitha komunitetet fetare, si mbartëse dhe kujdestare fizike dhe shpirtërore të objekteve fetare monument kulture ka vlerë dhe rëndësi të veçantë.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?