10 mijë emigrantë shqiptarë marshim në New York në kujtim të 75 vjetorit të genocidit çam (VIDEO)

10 mijë shqiptarë morën pjesë ditën e shtunë në Marshin Ndërkombëtar të Emigrantëve në New York të SHBA. Ky marsh për nga pjesëmarrja e viteve të fundit, njihet edhe si Parada Shqiptare dhe është një manifestim ku pjesëmarrësit, nën drejtimin e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë vallëzojnë dhe këndojnë shqip.

Parada Shqiptare kulmoi kur shqiptarët e Amerikës nga të gjitha trevat ia dedikuan marshimin Çamërisë dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i genocidit çam.

Në manifestim,veç drejtuesve tëshoqatës Rrënjët Shqiptare, mori pjesë dhe senatorit Xhozef Dio Guardi.

Në paradën e shqiptarëve në New York e vecanta e kendshme ishte një shtetas afro-amerikan i cili bëri namin në Instagram me një video ku shfaqej duke kënduar . Majde ishte kryeministri Edi Rama ai i cili publikoi videon fantastike të të riut i veshur kuqezi, i cili këndonte me shpirt këngën e Sinan Hoxhës.

Clayvion Winnështë i fiksuar pas Shqipërisëdhe kulturës së saj. Ai madje ka një emër alla shqiptar në Instagram, Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur dhe në profilin e tij.

Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari