I shiti 10 mijë euro 4 minat me telekomandë agjentit të infiltruar në Durrës! Në pranga poseduesi i tyre nga Fushë Kruja, zbardhet e shkuara e tij kriminale

Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i shiti tek një agjent i infiltruar. Në pranga ra Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, i cili kishte përgatitu 4 mina me telekomandë të lidhur me një aparat celular, që më pas do të përdoreshin nga kriminelët.

Pas marrjes së këtij informacioni se ai donte të shiste ca mina, policia infiltroi një agjent, i cili arriti të lidhej me 50 vjeçarin dhe t'i blinte atij minat të lidhura bashkë me aparate celular për 10 mijë euro.Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar "Furnitori",  në Ishëm të Durrësit, gjatë momentit që shiti të 4 minat agjentit të infiltruar.

Pas arrestimit, 50-vjeçari Arben Elezi rezulton të jetë emër i njohur për policinë për vepra penale të ndryshme për kultivim të lëndëve narkotike, për armëmbajtje pa leje dhe njëkohësisht edhe për dhunë në familje.

Nëse minat me telekomandë Arben Elezi do të arrinte t’i shiste në duart e gabuara të njerëzve të krimit, pasoja do të ishte e tillë, e ngjashme me kaosin e krijuar në datën 15 shtator 2020, në të cilën u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit mbi Urën e ish-Nisharakut.

Kjo nuk është hera e parë që në territorin e Qarkut të Durrësit, dhe kryesisht në Fushë Krujë kapen mina me telekomandë, gati për t'u shitur. Në muajin korrik u arrestua një 30-vjeçar me dy mina, të cilat do i shiste kundrejt vlerës prej 6 mijë euro.

Pak ditë më parë po në Durrës dështoi superatentati në fabrikën e çimentos, të cilit iu vendos 50 kg tritol por që fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi në të kundërt dëmet dhe pasojat do të ishin të paimagjinueshme për zonën e Shkozetit. 50 kg tritol iu vendos frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos, por që lënda nuk shpërtheu për arsye ende të paqarta. Megjithatë edhe pse autorët nuk janë identifikuar policia arriti të zbulojë depon e tregtimit të këtij lloj tritoli, ku pronarët e saj thanë se ata e shisnin lëndën vetëm për subjekte të licencuara dhe jo individëve të veçantë. Por duket se kjo nuk i ka penguar kriminelët të gjejnë mënyra për të siguruar lëndën plasëse.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/08/2021 08:27

    Burgim te perjetshem ketij terroristi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin