POGRADEC- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore pasi i ofroi ryshfet efektivit të policisë me qëllim shmangien e një gjobe.
Nevrus Alla, banues në fshatin Senishtë ishte duke drejtuar një motoçikletë pa targa dhe pa leje drejtimi dhe për t’i shpëtuar gjobës i ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Goditet një rast i mitdhënies.
I ofron rryshfet punonjësit të policisë rrugore, më qëllim shmangien e masës administrative.
Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Nevrus Alla, 26 vjeç, banues në fshatin Senishtë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa targa, pa leje drejtimi dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 i Kodit Penal.