Gjatë javës së CEFTA-s, Komisioni Europian nënshkroi 10 milionë euro grante të BE-së për nxitjen e mëtejshme të integrimit ekonomik rajonal.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera e cilësoi si, “një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përparimin e bërë për rritjen e tregtisë së rajonit. Kjo javë e CEFTA-s, nën kryesinë e Shqipërisë, ka qenë shumë e suksesshme me miratimin e angazhimeve të rëndësishme për të liberalizuar tregtinë në shërbime. Kontratat që nënshkruam sot do të kontribuojnë shumë për t’i kthyer këto marrëveshje në rezultate të prekshme në dobi të biznesit dhe operatorëve ekonomikë të rajonit”.
Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, tha se, “Komisioni Europian ofron një mbështetje të çmuar për CEFTA-n për të përparuar në agjendën e integrimit rajonal dhe konvergjencën graduale të palëve të CEFTA-s në agjendën e BE-së. Ky grant vjen në një moment të rëndësishëm për të bërë progres në fusha të tilla si lehtësimi i tregtisë në mallra dhe shërbime, si dhe tregtia elektronike”.
Sandra Schenke, Shefe e Divizionit të Europës Jug-Lindore dhe Kaukazit të Jugut në GIZ, tha se, “është nder ta zbatosh këtë projekt, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përafrimit të BE-së. Përpjekjet e CEFTA-s për lehtësimin dhe liberalizimin e tregtisë ofrojnë një shtysë shumë të madhe për integrimin ekonomik rajonal”.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e vet
9 Tetor, 16:19
-
Drejtoresha e CEFTA-s: Një treg i përbashkët Rajonal për integrimin e shpejtë në BE, 20 nisma konkrete për bizneset dhe qytetarët
1 Mars, 11:11
-
Java e CEFTA në Bruksel: Efektet e krizës, ti kthejmë në një vrull të ri bashkëpunimi rajonal
9 Dhjetor 2022, 18:24
-
Gazheli në Bruksel: Të fillojë sa më shpejt zbatimi marrëveshjes së Korridorit Blu me Italinë
8 Dhjetor 2022, 15:36
-
Shkëmbimi elektronik i të dhënave për transportin detar, Shqipëri-Itali-Mali i Zi memorandum mirëkuptimi, së shpejti pjesë e nismave të CEFTA ‘Korsitë blu’ dhe ‘Korsitë e gjelbra’
9 Shtator 2022, 15:31
-
E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Sali Berisha, ndaj ti vendos!
1 Shkurt 2021, 08:47
-
Të ecim përpara së bashku në rrugën e integrimit në BE
1 Shkurt 2021, 07:54
-
Calavera ikën nga ONM, merr postin e ri nga Komisioni Europian
27 Janar 2021, 22:40
-
Goditja e dyshes Berisha-Meta, ndaj arbitrit të Brukselit për Shqipërinë
19 Dhjetor 2020, 19:45
-
Një vit pas nënshkrimit, çfarë ka arritur Mini-Shengeni Ballkanit
18 Dhjetor 2020, 12:54
-
Calavera: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e reformave
9 Dhjetor 2020, 15:09
-
Calavera nxjerr blof opozitën: Nuk ka 15 kushte për hapjen e bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE
23 Qershor 2020, 10:41