Ja 10 mjetet që duhet të keni në kuzhinë

1. Leksionet e kuzhinës
Në dyqanet e mjeteve shtëpiake tashmë gjendet gjithçka e më shumë, objekte super profesionale dhe ultra teknologjikë. Por çfarë nevojitet me të vërtetë në kuzhinë? Cilat mjete janë të domosdoshme për një njeri që ngec mbi sobë e do ta thjeshtojë jetën? Ja sugjerimet tona…

2. Thikat e shefit
Dy, nga dy dimensione të ndryshme mund të mjaftojnë. Por janë me të vërtetë thelbësore. Në çdo kuzhinë të denjë duhet të ketë të paktën një palë thikash të mira shefi. Shërbejnë për gjithçka: për të prerë bukë, mish, perime, madje edhe për të hapur një shishe.

3. Pjatë gize
Do t’ju shërbejë për të gatuar mirë mishin ose peshkun, edhe pa shumë erëza.
Ato më të mirat kanë një fund të valëzuar në mënyrë që të mbledhin yndyrnat.
Problemi i vetëm: duhet larë gjithmonë me dorë.

4. Lugë druri
Nuk rrezikojnë të digjen e të lëshojnë erë si lugët prej plastike, nëse i mbështesni shumë afër zjarrit. Nuk duhet të mungojnë në çdo kuzhinë të paktën dy prej tyre.

5. Tenxhere me fund të gjerë.
Një tenxhere çeliku me fund të gjerë do t’ju shërbejë për gjithçka, veçanërisht për supat dhe do t’ju ndihmojë që ushqimet të lidhen lehtësisht me njëri tjetrin.

6. Tigan gjysmë-tenxhere
Mjet tradicional në kuzhinën kinezë, tigani gjysmë-tenxhere po hyn tanimë në shumë kuzhina perëndimore. Për anët e saj të larta e të rrumbullakosur është perfekte në gatimin e rizotos dhe gatimin e perimeve.

7. Shtypësi i perimeve
Druri, guri, ose metali. Është i mirë për të përgatitur salcën e bizeleve, por edhe për të prerë erëzat aromatike.

8. “Mulliri” shtrydhës
Mjet dore i nevojshëm për shtrydhjen e çfarëdolloji perimesh të prera për ti përgatitur si supë ose krem.

9. Dërrasë prerëse
Pa një dërrasë prerëse të madhe është e pamundur ti prisni siç duhet perimet. Krahasuar me prerëset plastike, janë më të preferuara sepse “rrojnë” më gjatë. Por duhen pastruar me kujdes pa mbartur detergjent.

10. Gërshërë të mëdha kuzhine
Edhe një palë gërshërë të mprehta kuzhine duhet të bëjnë pjesë në pajisjet e kuzhinës. I dobishëm për të prerë perime shumë saktë dhe shpejtë, si dhe për të pastruar peshkun.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)