10-mujori, Ministria e Financave
 "Në buxhet mungojnë 78 mln €"

Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë së Financave, të ardhurat totale të buxhetit arritën 311.2 miliardë lekë nga 322.1 miliardë lekë të parashikuar për periudhën. Të ardhurat nga Pushteti Vendor janë rreth 10.1 miliardë lekë. Të ardhura nga fondet speciale për periudhën janë rreth 59.9 miliardë lekë miliardë

Në total, të Ardhurat nga Tatimet dhe Doganat janë mbledhur 190.1 miliardë lekë. Administrata Tatimore ka mbledhur 84.5 miliardë lekë. Doganat kanë mbledhur 105.5 miliardë lekë.
Sipas treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale janë realizuar në masën 311 miliardë lekë, ose afërsisht 10.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 10-mujore. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 330 miliardë lekë, pra rreth 6 për qind më pak se plani i periudhës, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 18 miliardë lekë, i cili është më i ulët se plani për afërisht 11 miliardë lekë. 

Krahasuar me planin e parashikuar, kemi një diferencë më të ulët ndërmjet të ardhurave të grumbulluara në buxhetin e shtetit dhe shpenzimeve të realizuara në raport me planin, duke rezultuar në një deficit buxhetor konsiderueshëm më të ulët, theksojnë Financat. Kjo, sipas dikasterit, përkthehet shumë mirë në politika të frytshme dhe të kujdesshme buxhetore nga ana e qeverisë duke rritur qëndrueshmërinë dhe ndikuar në premisat e një buxheti të konsoliduar.

Doganat
Për të ardhurat e mbledhura nga Administrata Doganore “Taksa doganore” ka performancë 7.4% më shumë se parashikimi; “Akciza” ka mosrealizim të planit prej rreth -7.5%, por krahasuar me një vit më parë ajo është rritur me rreth 0.8%; “Renta minerale” ka vazhduar rënien e saj dhe është nën objektivin e periudhës me -5.2%.
Rënia në të ardhurat nga Administrata Doganore shpjegohet me vazhdimësinë e ndikimit të faktorëve të jashtëm, të cilët ndikojnë në mbledhjen e të ardhurave doganore dhe janë jashtë parashikimit.

Tatimet
Të ardhurat e realizuara nga Administrata Tatimore janë rreth 150 miliardë lekë. me realizim të objektivit prej 99.84%. Krahasuar me vitin e kaluar, Administrata Tatimore ka mbledhur rreth 14.5 miliardë lekë më shumë ose 10.7% më shumë. Ndër zërat kryesorë me performancë pozitive janë “Tatimi mbi vlerën e shtuar” dhe “Taksa nacionale”.

Shpenzimet
Për periudhën janar-tetor 2015, arritën në rreth 330 miliardë lekë ose 22 miliardë lekë më pak se plani i periudhës prej 352 miliardë lekë, pra kemi një realizim prej 94% të planit të periudhës. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10-mujorin u realizuan në masën 72 për qind të planit vjetor. Zërin kryesor të mosrealizimit e mbajnë investimetme rreth -17%, ndërsa shpenzimet korente dhe ato të detyrimeve të prapambetura janë të plotësuara në nivele shumë të kënaqshme realizimi, përkatësisht në nivelet 96% dhe 93%. Mosrealizimi i shpenzimeve kapitale ka ardhur si pasojë e faktorëve të ndryshëm, por më kryesori ka qenë vonesa në procesin e tenderimeve apo parashikimi për t’u realizuar në tremujorin e fundit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre