TIRANE - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit në total për periudhën janar-tetor 2012 arritën në 7.4 miliardë lekë të reja, ose 4.25 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe numri i kontratave të sigurimit të lidhura nga ana e subjekteve që operojnë në këtë fushë të aktivitetit financiar me klientët, biznese, shtet apo persona privatë, arriti në 1 milion, me ulje 7.76 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janar-tetor 2011.
Tregu shqiptar vazhdoi të mbetet sërish edhe gjatë kësaj periudhe i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.46 për qind të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.49 për qind dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.06 për qind, theksohet në një raport të përmujashëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit (i detyrueshëm dhe vullnetar), primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 50.10 për qind dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49.90 për qind të totalit të tregut, thekson AMF. Dëmet e paguara nga kompanitë siguruesve ndaj klientëve të tyre arritën në vlerën e rreth 2.3 miliardë lekëve, me një rritje të ndjeshme, prej 31.98 përqindësh shumë se në periudhën janar-tetor 2011.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 3.7 miliardë lekë, ose rreth 13.44 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com