10 portretet më të bukura
nudo në historinë e artit

10 portretet më të bukura<br />nudo në historinë e artit
Nudizmi ka qenë gjithmonë një prej temave kryesore e të shtrenjta  të artit.

“Guardian” e Londrës prezanton 10 punimet më të bukura klasike të punimeve ku janë shfaqur trupat e meshkujve nudo.

Duke marë parasysh shkallën e zhvilluar të artit dhe dashurinë për të nuk është habi që katër prej kryeveprave janë italiane.

Në krye renditet piktura “Amor Vincit Omnia” (Dashuria triumfon mbi çdo gjë) nga artisti Italian Caravaggio. Kjo vepër ruhet në muzeun Staatliche në Berlin dhe është realizuar mes viteve 1602-1603. Ky punim ka në qendër Kupidin,  që përfaqëson fitoren e artit.

Më pas renditet skulptura e mermerit “Napoelone come marte vincitore” e skulptorit Italian Antonio Canova punuar mes viteve 1802-1806, e cila ruhet në Apsley House në Londër. Kjo skulpturë paraqet gjeneralin Bonapart, i cili gjatë kohës së punimit të veprës u bë Perandori i Francezëve. Trupi është krejtësisht nudo, përveç shpatullës së majtë, e cila është e mbuluar nga një mantel tipik ushtarak i antikitetit.

Vepra e tretë i përket Michelangelo (Mikelanxhelos) dhe është pikërisht “Cristo Della Minerva” (Krishti i Minervës). Statuja nudo e mermerit ruhet në bazilikën e “Santa Marias” në Romë dhe është punuar nga artisti Italian ndërmjet viteve 159-1520. Skulptura ka si protagonist Krishtin, i cili shfaqet në këmbë krah një kryqi të madh. Para këshillit të Trentos trupi i tij ishte krejtësisht i zbuluar, por pas kundër reformës pjesët e tij intime u mbuluan.

“Naked Men, Back View” është punimi i realizuar nga artisti britanik Lucian Freud, larg trupave perfekt të Mikelanxhelos. Ky portret ruhet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork, tregon Leigh Bowery, një nga modelet e pëlqyer të artistit që shfaqet mbrapsht dhe krejtësisht i zhveshur.

Një prej skulpturave më të famshme të artit Italian është Davidi i  Donatellos, punimi në bronz i realizuar në vitin 1440 dhe që ruhet në muzeun kombëtar Bargello në Firenze.

Vepra të tjera përfshijnë punime të tilla si “Torso di Belvedere” i artistit athinas Apollonio,  “Bronzi di Riace”(statujat prej brozni) të cilave nuk i dihet autori dhe që ruhen në Muzeun Kombëtar “Magna Grecia” në Reggio Calabria, “Ercole Farnese” (Herkuli) , skulptura prej mermeri  e realizuar në shek e III-të që ruhet në muzeun arkeologjik të Napolit, “Charles Bowman N.Y.C” një foto e shkrepur në vitet 1980 nga artisti amerikan Robert Mapplethorpe ku duket pëlqimi për trupat e ekuilibruar dhe perfektë, sigurisht paraqitur nudo.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë