10 Shkurti, VV homazh viktimave:
Protesta e 2007 është ende aktuale

10 Shkurti, VV homazh viktimave: <br />Protesta e 2007 është ende aktuale
PRISHTINE - Dita e sotme është moment i duhur i kundërshtimit të projektit politik që e ndan Kosovën dhe i mohon popullit të drejtën për vetëvendosje. Ky është reagimi i lëvizjes “Vetëvendosje” në ditën kur përkujtohet 6 vjetori i protestës së 10 shkurtit, kur mbetën të vrarë dy protestues.

“Për shkak të dështimit të ndërtimit të shtetit mbi Planin e Ahtisaarit, vlera politike e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007 vetëm sa është bërë aktuale, ka thënë sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosjes”, Dardan Mollicaj.

“Demonstrata e 10 shkurtit 2007 është edhe një moment që e thekson çarjen e politikës në dysh, në atë të Planit të Ahtisaarit dhe në atë të konceptit të vetëvendosjes së popullit”, kanë deklaruar aktivistët e Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes nuk është bërë asgjë në drejtim të nxjerrjes para drejtësisë të pjesëtarëve të kontingjentit rumun të Policisë së UNMIK-ut, të cilët qëlluan mbi protestuesit 6 vjet më parë duke lënë të vdekur dy prej tyre: Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Me moton “10 Shkurti – 6 vjet padrejtësi, ekzekutorët ende në liri”, Vetevendosja ka organizuar sot homazhe pranë varreve të dy protestuesve të vrarë si dhe vizita pranë familjeve të tyre, ndërsa do të zhvillohet edhe një tryezë me temë “Drejtësia e mohuar – Rasti i 10 shkurtit”.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë