10 ushqimet që i mendoni organike
por zgjidhni më mirë një sanduiç

10 ushqimet që i mendoni organike<br />por zgjidhni më mirë një sanduiç
Për shkak të manisë "ushqim i shëndetshëm" që ka përfshirë vendet e zhvilluara në dekadën e fundit, raftet tona janë të mbushura me produkte gjoja ushqyese.
 
Në realitet, shumë nga opsionet që ju shihni si të shëndetshme në të vërtetë janë të ngarkuar me kalori, yndyrna dhe sheqer dhe bëjnë më shumë dëm për shëndetin tuaj se sa mirë.
 
Në të vërtetë, një studim i bërë nga New York Times vitin e kaluar zbuloi një mospërputhje të madhe ndërmjet shkencës dhe opinionit publik kur është fjala për ushqimin.
 
10 ushqime që nuk janë aq të ushqyeshme sa i mendoni
 
Drithëra - Drithërat janë quajtur si pjesë e një mëngjes të shëndetshëm, por shpesh kanë prani të lartë të kalorive dhe yndyrnave.

Lëng frutash - Ju mund të merrni një dozë të lartë me antioksidantë nga pirja e një gote me lëng frutash, por, është më mirë kur hani frutin të tërë, pasi kalorite janë më të përqendruar te lëngu i shtrydhur.

Sushi - Disa nga llojet e sushit janë të mbuluara nga salca të ngarkuar me yndyrna dhe sodium. Sushi mund të ketë vlera ushqyese në qoftë se ju zgjidhni opsione të shëndetshme si prsh me perime.

Bollguri - Shumica e opsioneve të bollgurit që ju blini në dyqan janë të ngarkuar me vajra të hidrogjenuara dhe sheqerna të shtuara.

Yogurt - Shumë dyqane Yogurt-erie shesin produkte që kanë sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrës.
 
Vaktet e paketuara - Shumë here "vaktet e paketuara" janë të dëmshme për shkak të sasisë së përbërësve të përpunuar dhe të pranisë së latë të kalorive dhe yndyrnave.
 
Smoothies - Smoothies mund të jetë një opsion i shëndetshëm nëse ju e bëni vetë por shumë prej pijeve që ju merrni në bare dhe restorante kanë prani të larta të kalorive dhe sheqerit.
 
Vaji i kokosit - Vaj kokosit është i dobishëm vetëm në sasi të vogla pasi ka prani të acideve yndyrore.
 
Frutat e thata mikse - Ashtu si me smoothies, dhe frutat e thata janë të shëndetshme kur përzierjen e bëni vetë, pasi produktet e blera në dyqan kanë kalori të shtuara.

Margarina - Margarina është e pa shëndetshme për shkak të vajrave të hidrogjenuara që përmban.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike