’21 janari’/ Gazetari që u plagos: Nga kjo dosje nuk ka çfarë të zbardhet! Dihet që autor është Sali Berisha dhe ai duhet të jetë në burg (VIDEO)

TIRANË- 10 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur, shprehet se nga kjo çështje nuk ka se çfarë të zbardhet sepse është më se e qartë që fajtor kryesor është kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha. Përgjegjësi kryesore, për Mahmutajn, është vetëm e Berishës.

“Përgjegjësia personale është e ish-kryeministrit të aso kohe, u gjetën 2 kamikaz, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, u gjetën 2 kamikaz që qëlluan në drejtim të protestuesve. Urdhrat erdhën nga kryeministri i asaj kohë. Nuk ka nevojë më për t’u zbardhur kjo ngjarje, unë kam vetë kam publikuar dhjetëra foto dhe video, ku duket mirë se kush ka qëlluar, ku dallohet flaka e plumbave. U thanë se protestuesit u qëlluan nga afër, u thanë se u qëlluan nga të infiltruar. Po të shikosh kush është autori i të gjithë manipulimeve  e kupton, që jo vetëm nuk denjoi që të pranonte fajin në heshtje, e gjithë kjo ngjarje ka një autor dhe vetëm ai duhet të jetë në burg”, tha Mahmutaj për Report Tv.

Kur kanë kaluar 10 vite nga kjo ngjarje, gazetari shprehet se nuk pret kurrsesi drejtësi nga kjo drejtësi që është në Shqipëri, të cilën e quan një vegël të politikës.

“Nuk kam pritur që dosje e 21 janarit të përfundojë me dënimet e duhura, kjo pritej, unë e prisja që të ndodhte kjo gjë qoftë të merren vendime qesharake, që as ato nuk i morën, duke e njohur sistemin e drejtësisë e prisja. (...) Nuk shpresoj që kjo dosje të përfundojë ndonjëherë me dënimin e të pandehurve të saj, asnjëherë. Kjo dosje do të vazhdojë e hapur edhe 10 vite, dhe më pas do të mbyllet sipas ligjit duke përfunduar gjithçka. Policia ka kërkuar rihapjen e dosjes, këto janë show i radhës. Drejtësia është një vegël qorre në duart e politikës, nuk besoj që 21 janari të zbardhet dhe të arrij fundni, kemi Gërdecin, Rrugën e Kombit, vjedhje kolosale, kemi vrasjen e dëshmitarit të Gërdecit, Kosta Trebickës, politika ka futur duart dhe do të mbeten në pjesën e turpit të drejtësisë”, tha Mahmutaj në Report TV.

Që prej asaj kohe, Mahmutaj është zhvendosur në Bruksel ku ka marrë azil politik. Ai tregon se ajo plagë që ka marrë në 21 janar gjatë protestës nga ku po raportonte si gazetar, nuk do të harrohet!

“Plaga e plumbit mbyllet, por nuk harrohet”, përfundoi Mahmutaj.

 

Gazetari Fatos Mahmutaj i plagosur në dorë gjatë protestës në 21 janar

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gert: 21/01/2021 23:19

    o trap, ed rama eshte pjes e kompllotit, ja pse edhe i amnistoi

    Përgjigju
  • populli: 21/01/2021 21:59

    Nuk i bejne dot asgje sales.. 8 vite nuk i hyri gje ne kembe e keshtu do vazhdoje.. Pas vdekje ndoshta do ti bejne ndonje gjygj per kafet qe ka pire e historia perseritet..

    Përgjigju
  • kolegu: 21/01/2021 21:27

    Je hero o vlla. Deshen me ta mbyll gojen dhe nuk pranove. Shume sumce qe flasin per 21 janarin sot u mcefen si mij ose pinin raki te klubi Fidelit

    Përgjigju
  • BENI: 21/01/2021 19:51

    SPAKU SI CESHTJE TE PARE DUHET TE KETE 21 JANARIN DHE FUTJEN NE BURG TE SALI BERSHES DHE LUL BASHES SI URDHERDHENES TE MASAKRES TE 21 JANARIT 2011 NE TIRANE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja