Si sot 10 vjet më parë gazeta daneze Jylland Posten publikoi karikaturat e profetit Muhamed për herë të parë të cilat nga ajo ditë do të bëheshin epiqendra e një konflikti të ri mes vendeve këtë rradhë fetar. Më poshtë mediat franceze dhe ato daneze analizojnë situatën si nisi konflikti dhe cfarë ndodhi pas publikimit të karikaturave

30 shtator2005
Danezja Jyllands -Posten printoi 12 vizatimet e profetit Muhamed , të shoqëruar me një tekst në të cilin redaktori i kulturës Flemming Rose përmend shembuj pse liria e shprehjes është nën presion . “Në një shoqëri moderne, laike të gjithë duhet të jemi të pregatitur për cdo gjë për fyerje për tallje vënie në lojë -thotë Rose .
 
karikaturat
14 tetor 2005 - Rreth 3,500 muslimanë demonstrojnë në City Hall Square në Kopenhagen kundër gazetës Jyllands -Posten e cila publikoi karikaturat e profetit Muhamed .
 
3 dhjetor 2005
Një delegacion i myslimanëve danezë udhëtojnë në Egjipt për t'u takuar me përfaqësuesit fetare dhe politik . Ata do të  kundërshtonin karikaturat pas disa muajsh kritike dhe demonstratash, në Danimarkë . Ata sjellin me vete një dosje ku tregojnë se  përveç karikaturat përmbajnë ilustrime të tjera me pak fjalë përhapin lajmin atë çka ndodhur
 
karikaturat
7 Janar 2006
Prokurori i Shtetit danez thekson se rasti nuk konstiton në asnjë shkelje dhe nuk konsiderohet vepër penale nuk ka bazë për një rast penal për shkelje blasfemie apo racizmit të Jyllands -Posten .
 
28. janar 2006
Mallrat daneze janë goditur rëndë nga bojkoti në Lindjen e Mesme dhe  kriza në planin diplomatik mes vendeve për shkak të situatës  . Jyllands –Posten shfajësohet duke theksuar se pa të keq, pa qëllim ka fyer myslimanët , por sërish nuk shfaq pendesë. Ndërsa kriza vazhdon të shkallëzohet me djegien e flamujve dhe kërcënimet kundër danezëve pas kërkesës nga ana e lindjes së mesme për një falje
 
karikaturat

karikaturat
12 shkurt 2008

Duket se ka plane konkrete për të vrarë karikaturistin suedez Kurt Westergaard në redaksianë e JP në Aarhus. Më vonë redaksia e gazetës dhe punonjësit e saj kërcënohen

7 janar 2015 Terroristë sulmojnë redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo ku u vranë 11 prej punonjësve
karikaturat
 
Sulmi i fundit kundër revistës franceze Charlie Hebdo si dhe një sërë sulmesh të tjera në emër të fesë myslimane  kanë ndryshuar tematikën e shumë redaksive evropiane lidhur me islamin dhe remigrantët nga lindja e mesme drej Europës.Megjithatë disa gazetarë perëndimore , veçanërisht në SHBA dhe Britani  kanë provuar gjithashtu se jo cdo gjë mund të bëhet  në emër të lirisë së shprehjes . Që nga botimi origjinal një dekadë më parë, " qëndrimet ndaj lirisë së shprehjes janë bërë më të polarizuar


 Foto të tjera 


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)