10 vjet nga vrasja e ish-deputetit Xhindi, Balla: Jemi në rrugën ku ti ëndërroje të shkoje, krimi do zbardhet(VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ishte ditën e sotme në Roskovec, në ceremoninë e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi. Nga kjo ceremoni, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.
"Jemi në rrugën ku Fatmiri ëndërroi të shkonte përpara". Me këto fjalë e nisi fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në Roskovec nga ceremonia e 10-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi.
Nga kjo ceremoni, Balla iu zotua djalit të Fatmir Xhindit i cili është sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë se drejtësia e re do të zbardhë vrasjen e Xhindit për të cilën nuk ngritën kurrë gishtin drejt qeverisë së asaj kohe.
“Ne jemi në rrugën e duhur, në rrugën ku ëndërroi Fatmiri të shkonte përpara. Andueli ka pasur një barrë të rëndë mbi supe për të zëvëndësuar babain e tij. Andueli është një deputet korrekt, është një djalë korrekt. Merr pjesë rregullisht në detyrat parlamentare.
Unë jam sot këtu për t'iu thënë që ne nuk e kemi harruar detyrën që na ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit në një mënyrë ende të pasqaruar, një krim i cili goditi opozitën e asaj kohe, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2009. Nuk ngritëm asnjëherë gishtin kundër qeverisë së asaj kohe. Jemi të keqardhur nga mosreagimi i Prokurorisë së asaj kohe. Unë i bashkohem thirrjes së kolegut tim Anduel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do ta zbardhë këtë krim”, deklaroi Balla.
Një minut heshtje në cermoninë përkujtimore të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Fatmir Xhindi
Ndërkohë që djali i ish-deputetit të vrarë Anduel Xhindi tha se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën për vrasjen e babait të tij.
“U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.
Zbardhet vrasjet e perfect edhe 21 janarit me votat e kaluara tani doni prape vota te zbardhni edhe vrasjen e xhindit.Mashtruesa te papare.
Përgjigju
Ilo: 03/05/2019 16:28
Asgje nuk zbardhet sepse pabesia ishte edhe nga brenda PS,e vrate sepse ishte me i miri nga ju horrat e PS dhe PD.
Përgjigju
Beri: 03/05/2019 15:41
Mos genje o Taulant sepse asgje nuk do zbardhesh as ti dhe as ata qe ishin. E keni mbyllur kete ceshtje me marreveshje te ndyre politike. Te gjithe ne Roskovec dhe ne Fier e dine arsyen. Le te flasin.
Përgjigju
Lleshi: 03/05/2019 15:28
Po ckeni bere deri tani keni 6-7 ne krye dheu akoma nuk e keni zbardhur krimin ????
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.3%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Zbardhet vrasjet e perfect edhe 21 janarit me votat e kaluara tani doni prape vota te zbardhni edhe vrasjen e xhindit.Mashtruesa te papare.
PërgjigjuAsgje nuk zbardhet sepse pabesia ishte edhe nga brenda PS,e vrate sepse ishte me i miri nga ju horrat e PS dhe PD.
PërgjigjuMos genje o Taulant sepse asgje nuk do zbardhesh as ti dhe as ata qe ishin. E keni mbyllur kete ceshtje me marreveshje te ndyre politike. Te gjithe ne Roskovec dhe ne Fier e dine arsyen. Le te flasin.
PërgjigjuPo ckeni bere deri tani keni 6-7 ne krye dheu akoma nuk e keni zbardhur krimin ????
Përgjigju