Kanë kaluar 10 vjet nga ikja e aktorit Kadri Roshi, legjendës se skenës dhe ekranit shqiptar. Në këtë jubile institucionet kulturore nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet, por Kadri Roshi është një personalitet i madh i artit, që kujtohet me dashuri dhe nderim nga të gjithë shqiptarët.
Kadri Roshi ka ndërruar jetë më 6 shkurt të vitit 2007. Ishte një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Asnjëherë nuk bënte rol për hir të rolit.
Në vitin 1947 Roshit iu dha e drejta e studimit në Zagreb të Kroacisë, si aktor. Me prishjen e marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë transferohet në Pragë të Çekisë, ku dhe përfundon në vitin 1950 studimet e tij me rezultatin shkëlqyeshëm.
Roli i tij i parë pasi u kthye në Shqipëri ka qenë “Osipi” tek “Revizori” i Gogolit. Nje nga rolet me te spikatura ishte edhe roli i kujdestarit te filmi “Lukekuqet mbi mure”
Kjo shfaqje pati një sukses të paimagjinueshëm. Kadri Roshi interpretuar gjate jetës së tij përreth 215 role si në teatër dhe në kinematografi, pa përmendur këtu veprimtarinë e tij si regjisor dhe pjesëmarrës në premiera e koncerte të kohës.
Roshi ka mbetur më memorien e shqiptarëve edhe me rolin e Ezopit në komedinë “Dhelpra dhe Rrushtë”.
Kadri Roshi lindi në 4 janar të vitit 1924, në Ballsh të Mallakastrës, por prindërit e tij, Maksut dhe Sabrie ishin me orgjinë nga Libohova.
Nëna e Kadri Roshit u largua nga jeta, kur Kadriu ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa i ati e la jetim në moshën 12-vjeçare.
Pas vdekjes së prindërve, Kadriut i duhej të siguronte jetesën dhe ka punuar herë si punëtor ngarkim shkarkimi në portin e Durrësit, herë si punëtor mirëmbajtjeje, dhe në fund biletaprerës, në ish-kinema Republika, në Tiranë, ku nis të zgjohej ëndrra për t’u bërë aktor. Kadri Roshi u martua në moshën 23-vjeçare me me Drita Tahon, me origjinë nga Gjakova, e cila gjithashtu ishte artiste. Ata udhëtuan bashkë në rrugën e artit. Nga kjo martesë lindën 2 fëmijë, Ermira dhe Kliti, të cilët janë artistë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14