10-vjetori i Kosovës, Haradinaj:
Po ndërtojmë një shtet model
Qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët në mbarë botë festojnë sot 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Vendi i dytë i shqiptarëve mbush sot plot një dekadë e pavarur dhe kjo ka sjellë një sërë organizimesh e festë në zemrat e shqiptarëve anembanë botës.
Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, por epiqendra e aktiviteteve dhe festës do të jetë në Prishtinë. Me rastin e 10 vjetorit nga ana e autoriteteve të Kosovës janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ku të ftuar janë edhe liderët shqiptar të Shqipërisë, Maqedonisë, e Malit të Zi.
Që në orët e para të mëngjesit për këtë 10 vjetor kanë ardhur urime edhe nga lider botëror. Ndërkaq, në Shqipëri të parët që kanë uruar pavarësinë e Kosovës kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët do të jenë pjesë edhe e festimeve në Prishtinë. Ndërsa nga liderët e huaj, i pari që ka uruar pavarësinë ishte ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili ka një rol të rëndësishëm gjatë viteve të luftës në Kosovë por edhe për pavarësinë.
Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK do të jetë ditën e diel, më 18 shkurt. Sot dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur qeverinë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Haradinaj tha se Kosova është një shtet model, që synon integrimin në NATO dhe BE. “Po ndërtojmë një shtet model. 10 vite pavarësi dhe 19 vite liri do të thotë mbyllje e konfliktit të tmerrshëm. Kosova është një shtet pretendent për anëtarësim në NATO dhe BE. Kosova ka shumë sfida, të cilat do i kapërcejmë. Jemi një vend i vogël, por zemërgjerë për aleatët. Jemi të vetëdijshëm që ende nuk janë plotësuar plotshmëritë e qytetarëve, por jemi duke ecur në atë rrugë. Në dekadën e dytë do të arrijmë zhvillimin e pritshëm. Rrugë të mbarë vendit tonë...” deklaroi ai.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45