Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijon që të publikoj në rrjetet sociale atë që sipas tij e cilëson ‘100 dështimet e Ramës në 8 vite.

Basha ka renditur si një ndër dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje, pagat e ulëta në vendin tonë. Teksa i referohet një raporti të EUROSTAT, pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

“46 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë pagat në Shqipëri, krahasuar me ato të rajonit? Përgjigja; ‘Më të ulëtat’, sipas EUROSTAT”, thuhet në postimin e Bashës.