Kur duhen edhe 100 ditë nga nisja e Lojërave Olimpike të Londrës, Italia është bërë vendi i parë jashtë Britanisë, që pret flakën olimpike. Kjo flakë simbolike do të rikthehet në Londër në 27 korrik, kur do të ngrihet sipari i edicionit të 30 në "Olympic Stadium", aty ku mes të tjerëve do jetë dhe flamuri shqiptar.
Në Olimpiadën e Pekinit 4 vjet më parë, sportistët shqiptarë nuk arritën të lënë shenjë, por me një formë të shkëlqyer të provuar së fundmi nga Qerimaj, dhe Begaj, ne kemi më shumë shpresë se kurdoherë tjetër. Në Olimpiadën e kaluar, pikat kulmore ishin yje si notari amerikan Michael Phelps dhe xhamajkani i sprintit, Usain Bolt që në 2008, fituan vendin e tyre të nderit në historinë e "5 rrathëve".
Phelps fitoi 8 medalje të arta ndërsa Bolt mahniti botën me sprintin në atletikë duke fituar 100, 200 e 4x100 metra, dhe duke vënë 3 rekorde botërore. pas inspektimit të fundit të Komitetit Olimpik, Londra është dukur gati.
Kostot e punimeve janë katërfishuar duke arritur në 11,1 miliardë Euro. Ndërkohë 23.500 persona janë impenjuar në kontrolle dhe aksione për të ndalur sulmet terroriste. Në ceremoni do të jenë 110 krerë shtetesh. "London Calling". Pas 100 ditësh vjen dhe përgjigjja. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com