Nga e  hëna 3 korrik 2023 çdo shërbim i Kadastrës do të dixhitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur kështu dhe reformën e Kadastrës. 

“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri dixhitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës.  Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër se nuk ki pret askush, si në Bankën e Shqipërisë. Çdo veprim dot ë bëhet përmes e-albania,” tha Rama gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës

Koshient se do të ketë shumë dorëheqje, ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Drejtoreshës së Kadastrës i kërkoi të bëjë kujdes për përzgjedhjen e stafit të ri. 

Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësi e kësaj banke duhet të jenë bankierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren”-tha kreu i qeverisë.

Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës. 

Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”- tha Rama.

Pati edhe një këshillë për ata që i cilëson “ujqër” të Kadastrës së Vlorës që të largohen. Sipas tij, me dixhitalizimin e shërbimeve në Kadastër, nuk do të ketë më punë për ta.

"Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju. Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë"

Ky ishte dhe momenti për të bërë mea culpa dhe për ti kërkuar falje të gjithë qytetarëve të cilët kanë hasur probleme në Kadastër.

"Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Dhe natyrisht nuk është e gjithë partia por udhëheqja e partisë në rradhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe nga portat e tjera futen të gjitha llojet e kategorive" vijoi Rama.

Megjithëse pranon se ka bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat. I ashpër u tregua me ministrat, deputetët dhe kryetarëve të Bashkive të pranishëm në sallë

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje.

Ju ftoj të gjithëve ju ta provoni dhe me kënaqësinë më të madhe do ta ndiej dhimbjen tuaj kur nuk do arrini dot të gjeni se ku mund të kapet një pronë. Kjo është gjëja që është bërë. unë jam shumë i lumtur për këtë. Sot jam i çliruar,” tha Rama.

Nga ana e saj Kryetarja e Agjencisë Shtetorërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.

“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. GHjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës.  Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.

Në ndryshime te bëra është automatizuar proçesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta.Në fund, u bë me dije se shumë shpejt do të nis implementimi i Kadastrës 3D që do tu vij në ndihmë zonave urbane, ku ka dendësi të madhe të popullsisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Rama dixhitalizon Kadastrën, Berisha e quan reformën "hap drejt shtetëzimit të tokës"

1687517280_WhatsAppImage20230623at12.21.071.jpeg

Sali Berisha e konsideron shtetërim të tokave reformën e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama dhe prezantuar sot për dixhitalizimin e Kadastrës.

"Është hap tjetër, de fakto drejt shtetërimit të tokave. Hap tjetër, pasi ka vendos në një regjim pothuaj shtetërimi, jo të hapur po të fshehtë me korporatën e investimeve strategjike, që është yndyra e tokës shqiptare ajo, brigjet janë, pjesa nga Velipoja në Kepin e Stillës, të cilat shteti sipas ligjit që ka bërë mund t’i marrë kur të dojë, si t’i dojë dhe mund t’ia japë kujt të dojë. Tani ky po bën hapin tjetër dhe po ecën në këtë mënyrë. Ky po rivendos pushtetin e vet mbi tokën, po lëkund themelet e pronësisë" tha Berisha në konferencën e sotme për gazetarët.

Ora 12:00
Rama: Me gojën plotë dhe kokëulur iu kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve që janë torturuar nga proceset në Kadastër

 

Kryeministri, Edi Rama u kërkoi falje të gjithë qytetarëve të cilët kanë hasur probleme me situata dhe procese të ndryshme në Kadastër. Ai tha se udhëheqja e PS është fajtore për shembullin e shëmtuar të dhënë tek të tjerët.

“Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Dhe natyrisht nuk është e gjithë partia por udhëheqja e partisë në rradhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe nga portat e tjera futen të gjitha llojet e kategorive”-tha Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kadastra nuk duhet të jetë fole për qoka apo punësime të njerëzve që nuk kanë asnjë lloj aftësie për punën që bëhet aty.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjmë këtë takim të hapur duke ftuar ministra deputet kryetarë bashkish, është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që megjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje, për të ndryshuar sistemin e pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde, deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë Kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është banka, si banka qendrore, është bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve dhe ku garantohet ndërveprimet e tyre. Si çdo bankë, Kadastra nuk është fole për qoka, për gjithë farë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë punë”-shtoi ai.

Ora 11:49
Rama: Pres dorëheqje masive në Kadastër! Punonjësit duhet të jenë bankierë jo banakierë

 

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Ai bëri thirrje që drejtuesit e institucionit të mos bëjnë asnjë ndërhyrje për askënd pavarësisht kontributit të dhënë në zgjedhje të caktuara.

“Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësi e kësaj banke duhet të jenë bankierë, jo banakierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren”-tha kreu i qeverisë.

Ora 11:39
Reforma në Kadastër, Rama: Do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit

 

Duke folur për reformën në Kadastër, kreu i ekzekutivit Edi Rama tha se do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit ndërsa bëri thirrje që profesionistët e fushave që kërkohen nga institucioni të aplikojnë në vendet e punës që janë të lira. 

“Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”- tha Rama.

Ora 11:37
Rama u thotë në sy, ministrave, deputetëve  e kryebashkiakëve: Ju keni penguar punën në Kadastër, e keni kthyer në fole qokash

 

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve se ata kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash.

“Kadastra është bankë, është njësoj si banka qendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama.

Ora 11:37
Rama u thotë ujqërve rreth e rrotull kadastrës së Vlorës të ikin: Kompjuteri s'do tia dijë për deputetë e banditë

Duke u ndalur tek Kadastra e Vlorës, duke kujtuar se 9 drejtora kanë dhënë dorëheqjen, Rama kishte dhe një paralajmërim.

“Nëntë drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë, deri ditën kur unë i numërova pastaj hoqa dorë nga numërimi. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju.

Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesor për këtë situatë, po fus edhe veten time meqë në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam evidentuar se s’ka pushte njeriu që mudn ta bëjë punën që bën digjitalizimi. Pc që s’ka nevojë as për nuse, as për krushq, parti as për shoqëri, që s’do dijë as kush është deputet, e bandit. Por thjesht bën punën" tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Më tej ai shtoi se do të ketë edhe rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Kadastrës dhe ftoi të gjithë profesionistët të aplikojnë për vendet e lira.

Ora 11:31
Rama: Nga e hëna, Kadastra kthehet në 'makineri digjitale'! Qytetarët mos të shkojnë më në zyra, nuk i pret askush

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna e 3 korrikut Kadastra do të kthehet në ‘makineri digjitale’. Ai u bëri thirrje që të gjithë qytetarët mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje.

Duke marrë shembull, Rama tha se një punonjësi të Kadastrës, do të veprojë në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do t’i vijjnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

“Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”-tha Rama.

Ora 11:28
Rama: Nuk e kemi transformuar dot Kadastrën, nuk e ndryshuam dot sistemin e marrjes së titullit të pronësisë

 

Kryeministri Edi Rama po prezanton reformën për Kadastrën. Rama tha se nuk kanë mundur ta transformojnë Kadastrën ndonëse kanë pasur shumë kohë. Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë”, tha Rama.