Rama u thotë në sy, ministrave, deputetëve  e kryebashkiakëve: Ju keni penguar punën në Kadastër, e keni kthyer në fole qokash

 

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve se ata kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash.

Kadastra është bankë, është njësoj si banka qendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Më 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, shërbimet në e-Albania! Pres dorëheqje masive! Lajmëron rritje pagash të konsiderueshme


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka