100 ditët e para si kryeministër i Britanisë, Rishi Sunak: Së shpejti legjislacion i ri, do të rritet numri i shqiptarëve të dëbuar

100 ditët e para si kryeministër i Britanisë, Rishi Sunak: Së shpejti legjislacion i ri, do të rritet numri i shqiptarëve të dëbuar

Rishi Sunak është zotuar të rrisë largimet e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria dhe këmbënguli se politika e diskutueshme e dërgimit të azilkërkuesve në Ruanda do të vazhdojë.

Në një intervistë me Piers Morgan për TalkTV, kryeministri britanik tha se kërkesat për azil do të përshpejtohen për një çështje ditësh ose javësh dhe jo muajsh apo vitesh. Teksa foli për emigrantët e paligjshëm shqiptarë, Sunak tha se do të ktheheshin mbrapsht në Shqipëri pasi konsiderohet një vend i sigurt ndërsa për emigrantët e tjerë, tha se do të dërgoheshin në Ruanda.

Sunak u intervistua për të bërë bilancin e 100 ditëve të tij të para në zyrë si kryeministër i Britanisë së Madhe. Kur u vu nën presion mbi planin e tij për imigracionin pas një viti rekord mbërritjesh me gomone në kanalin anglez, ai shpalli një marrëveshje për largimin e shpejtë të azilkërkuesve shqiptarë si një nga arritjet e tij të mëdha si kryeministër.

 “Sistemi që na nevojitet, sistemi që unë dua të prezantoj, është ai sipas të cilit nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, duhet të ndaloheni shpejt dhe pastaj brenda disa ditësh apo javësh do të dëgjojmë pretendimin tuaj, jo muaj dhe muaj dhe vjet, dhe pastaj ne do t'ju largojmë me siguri diku tjetër. Dhe nëse e bëjmë këtë, kështu do ta thyejmë ciklin. Në 100 ditët e para çfarë kemi bërë, çfarë kam bërë unë? Unë kam një marrëveshje të re me Francën, e cila po rrit numrin e patrullimeve që po ndodhin në plazhet franceze, gjë që tashmë po bën diferencën. Së dyti, kam një marrëveshje krejt të re me Shqipërinë”-tha Sunak.

Ai tha se kishte kthime të vazhdueshme të emigrantëve shqiptarë drejt Shqipërisë dhe shtoi se numri i tyre do të rritej në mënyrë të vazhdueshme. Kryeministri britanik tha se ka në plan të paraqesë ligje të reja për ndryshime në politikat e azilit. Ndalimi i gomoneve të paligjshme ishte një nga pesë premtimet kryesore të Rishi Sunak gjatë muajit të kaluar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja