Për avokatin Idajet Beqiri arrestimi i avokatit të Elbasanit Ulian Barjami, është vrasje ndaj drejtësisë. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se prokurori dhe avokati janë të barabartë në gjyq.
‘Avokati është institucion, ai është mbrojtja. Gjykatësi shikon ca ofron prokurori dhe mbrojtja dhe merr vendim ndaj të pandehurit. Të arrish deri aty sa një institucion është i barabartë me mbrojtjen si prokurori dhe mbrojtësi është njësoj sikur në seancën gjyqësore të bëjë debat me prokurorin dhe të them arrestoni prokurorin. Duhet që t'i jepet një mësim atij prokurorit, një mësim i rëndësishëm. Po nuk mund ta arrestosh avokatin, ka masa paralajmëruese njëherë. Ta arrestosh avokatin atëherë kjo i bie e ke vrarë sistemin e drejtësisë.
Masa e arrestit nuk është dënim, është e rëndë sepse ajo masë që jep prokurori për gjykatën sepse ajo mund ta çoj edhe në arrest shtëpie janë mbushur burgjet plotë, por ata paguhen nga taksat e shqiptarëve. Nëse do të ketë prova ai do hetohet dhe nëse dënohet do të shkojë në burg. Masa të tilla sigurimi, jo’, tha ai.
Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”. Ai tha se Berisha nuk duhet që të sulmojë gjyqtarët dhe prokrurorët, por të mbrohet ligjërisht për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
‘Është zënë me presh në dorë duke bërë korrupsion, u hoqe shqiptarëve 500 mln euro dhe ja dhe vajzës dhe dhëndrit tënd. Dhe nga i akuzuar kthehesh në akuzator dhe nuk lë gjë pa dhënë dhe pa intimuduar ata që zbatuan ligjin, kjo do të thotë se jo vetëm kemi të bëjmë me njerëz kriminel që nuk duan që të ndryshojnë dhe është e frikshme të mendosh se këta njerëz e kanë udhëhequr vendin tonë. Në ‘97 ai vrau njerëz dhe më pas i vodhi me firmat piramidale, i vrau në 21 janar pse ngriheni ju në protestë. Qytetarët e këtij vendi kanë qenë në duart e hasmit. Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që gjykojnë çështjen tënde, mbrohu ligjërisht. Ti je nën akuzë për korrupsion pasiv dhe kjo dënohet deri në 12 vite burg’, tha ai.
Dy ditë pasi u vu në pranga, avokati Ulian Barjami u lirua nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit ditën e sotme. Bajrami u vu në pranga pas përplasjes me prokurorin Gjergj Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami.
Komente










Ti jepet mesim pse u kercenua nga nje avokat bandit ????!!!!
Përgjigju