100 të helmuar në Bulqizë/ Prefekti për Report TV: Analizat e ujit kanë dalë të rregullta

Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.

Ai i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujë nga çezma deri në përfundim të vërtetimit të dyshimeve lidhur me ujin teksa thotë se ata nuk duhet të alarmohen sepse situata është nën kontroll.

"Unë tani sapo vij nga spitali. Atje kemi dhe 3 raste sot që janë paraqitur sot me të vjella dhe dhimbje barku. Njerëzit marrin një serum dhe kthehet në shtëpi. Analizat edhe sot të ujit të pijshëm dalin të rregullta. Një ekip i mjekësisë është nisur nga Tirana për të bërë analizat. Shkaku i ujit të pijshëm nuk është i konfirmuar.  Që pardje janë bërë njoftime që të mos konsumojnë ujë sepse dyshimi i parë është ky. Mund të jetë konsumuar uji para katër ditësh dhe vijnë pacientët sot në spital. Ne kemi nisur bashkë me policinë për të konfirmuar dyshimet që lidhen me uji.

Sasia e klorit ka qenë brenda normave. Askush nuk jep dot një përgjigje. Pacientët thonë se uji nuk ka ngjyrë. Po duke qenë se të gjithë vijën nga një lagje dyshohet se mund të jetë uji.

Po bëhen analiza më të hollësishme me mbjellje që të japim rezultatin. Instituti i higjenës ka nisur ekipin për të marrë kampion vetë për analiza. Qytetarët janë porositur të mos konsumojnë ujë nga çezma derisa të konfirmohen dyshimet. Rrjeti i kanalizimeve është i amartizuar por raste të tilla nuk kemi pasur. Në orën 10 pa çerek ishin shtruar tre veta, ndërsa të tjerët marrin serumin dhe kthehen pasi nuk kanë pasur probleme. Mjekët kanë qenë në dispozicion. Banorët duhet të bashkëpunojnë me ekipet e higjienës dhe policinë e shtetit për të dhënë shpjegime dhe të mos alarmohen se situatën e kemi nën kontroll.

Bashkia ka autobot dhe nëse do jetë shkak uji dhe do gjejmë një formë për të furnizuar zonën me ujë", shprehet Shehu.


Lajmi kryesor:

Mbi 100 të helmuar në Bulqizë, Prefekti apel banorëve: Mos konsumoni ujë nga çezma(VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!