Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.
"Ndonjëherë bëhemi 'viktima' të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të huaj që vijnë në Tiranë, janë dëshmi e kësaj. Di që dhomat e hoteleve janë plot, AirBnB janë plot. Kështu që, ndonjëherë suksesi dhe arritjet vijnë me sfida. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë. Jetojmë në një qytet, konsumojmë. Kryetari i bashkisë, ministrat, shkojnë e vijnë, por sa jemi në këtë pozicion, duhet të bëjmë sa më shumë bashkëpunim që të gjejmë zgjidhje", tha Veliaj.
Duke folur për idetë inovative, kryebashkiaku risolli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive.
“E ndryshuam rregullin për licencat e taksive. Thamë: Në qoftë se do të punosh me një makinë diesel, duhet të presësh 4-5 vjet, që të dalë në pension një taksixhi që tashmë e ka licencën se nuk e heq dot nga tregu. Por, në qoftë se do të sjellësh makinën elektrike mund ta marrësh për 24 orë. Vetëm ndryshimi i këtij rregulli e ktheu Tiranën në 3 vite me 70% flotën makina elektrike. Dhe unë jam i bindur që kur ta lë unë këtë mandat do të jetë 100% elektrike”, u shpreh ai.
Climathon synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit që duan të ndryshojnë vendet e komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve të qëndrueshme sipërmarrëse.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19