100 vite⁄ Ekspozohen dokumentet e Seancës I Plenare. Diskutimi i deputetëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!

100 vjet më parë në datë 21 prill të vitit 1921 (ditë e enjte ora 10.00) u mbajt seanca e parë plenare me 56 deputetë në parlament. Arkivi Qendror Shtetëror ekspozon dokumentet origjinale që ruhen në këtë institucion. Ndërsa, historiani Myrteza Sharra rrëfen rëndësinë e këtyre

“Është një ditë e veçantë çelja e parë e seancës plenare pas 21 prillit të 1921 me 56 deputet. Deputetët ishin të përzgjedh nga Kuvendi Kombëtar, (parlamenti) që doli nga kongresi i Lushnjes, por që nuk ishte i vendosur në bazë të zgjedhjeve demokratike”, shprehet Sharra.

Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, por edhe shumë intelektualë të tjerë ishin anëtarë të këtij parlamenti, që në vendimet e para në fokus kishte bashkimin kombëtar dhe emancipimin e gruas shqiptare.  

“Parlamenti pas zgjedhjeve, nuk pati dy parti të konsoliduara, e majta edhe e djathta, por ishin të përziera. Mendimi kryesor qëndronte në zgjidhjen e çështjeve më problematike të vendit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe emancipimi i femrave shqiptare”.

Ndonëse në parlamentin e ditëve të sotme niveli intelektual i deputetëve lë për të dëshiruar, historiani thekson se qëllimi përfaqësuesve të popullit që në vitin 1921 ishte që vendi ynë të orientohej drejt Perëndimit.

Personalitetet e asaj kohe kanë qenë ndër personazhet më të ditur që parlamenti ynë ka pas ndonjëherë.  Seancën e parë plenare fjala është bërë nga Dhimitër Kacimbra, edhe i kryetarit të qeverisë Pandeli Vangjeli. Pjesë e kësaj seance ishin Kristo Dako, Pandeli Vangjeli, Sotir Kolea etj. Niveli intelektual i parlamentit të parë shqiptar ka qenë i admirueshëm, edhe pas 1923 kemi pas rritje sa i përket diskutimeve intelektualeve. Ndoshta as pas 1990 nuk e kemi arritur këtë nivel diskutimesh në çështje ekonomike, sociale, politike edhe kulturore. Mënyra e miratimit të ligjeve ishte e njëjtë me sistemin demokratik, kryesisht ligjet e para kanë qenë ato më jetiket.  Ata synonin për ta drejtuar Shqipërinë drejt Perëndimit edhe për ta shkëput nga mendësia Lindore”, përfundon historiani Myrteza Sharra.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror”, ndërsa sot në të është Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

1619018561_Screenshot2.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë