Me një manifestim, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës u shënua 100-vjetori i Kuvendit të Junikut në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, tha se sot së bashku dhe të lirë, po festohet dhe po nderohen ngjarjet historike. Sipas saj, në këto ditë kujtohen bijtë dhe bijat që u flijuan për vendin, kujtohet presidenti Ibrahim Rugova, komandanti legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë pjesëtarët e luftës së lavdishme të UÇK-së.
Kryeministri, Hashim Thaçi tha se sot po kujtohet një ngjarje historike që kontriboi edhe në pavarësimin e Shqipërisë. Ai, tha se Juniku I ngjall emocione të veçanta, pasi siç tha ai, kur u themelua UÇK-ja, e kur ka lëvizur nga Kosova për në Shqipëri, përsëri Juniku ishte qendër e strehimit. Ai, kujtoi se në Junikun historik ranë dëshmorë të të gjitha viseve shqiptare.
“Në Junikun historik, qëndruan diplomatët e mëdhenjë amerikan, siç ishte Richard Holbrooke duke thyer të gjitha paragjykimet që ishin krijuar për UÇK-në dhe duke legjitimuar edhe nderkombetrarisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e zyrtarë tjerë të lartë nga Kosova e Shqipëria.
Qyteza e Junikut, rrëzë Alpeve Shqiptare, është një komunë e re në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com