100 vjet pavarësi, kultura shqiptare
për 3 muaj rresht në Rusi

100 vjet pavarësi, kultura shqiptare<br />për 3 muaj rresht në Rusi
MOSKE- Për 3 muaj rresht do të zhvillohen në Rusi një sëre aktivitetesh të kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në kuadër të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Tetori shënoi hapjen e Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi.

Ky aktivitet u parapri nga nënshkrimi i një Programi Bashkëpunimi 3-vjeçar midis Ministrive të Kulturës të dy vendeve. Në këtë program parashikohen aktivitete për periudhën 2013-2015. Më 4 tetor u dha koncerti instrumentalo-vokal në qytetin e Shën Petërburgut, për t'u pasuar nga hapja në Moskë me dt. 10 tetor të ekspozitës së ikonografisë shqiptare, për t'u transferuar më pas, ne qytetin Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 12 dhjetor.

 Ekspozita fotografike "Shqipëria Turistike", me foto të Roland Tashos hapet më 20 tetor në Shën Petërburg, dhe në fillim të nëntorit në Moskë. Ndërkohe që java e filmit shqiptar do të hapë siparin e vet në Moskë, për t'u transferuar, më pas në Petërburg. Ditët e Kulturës Shqiptare në Rusi do të mbyllen me një ekspozitë të etnografisë shqiptare, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë të gjithë muajit dhjetor në Muzeun Etnografik të Shën Petërburgut.
(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital