BERISHA: PËR NE LIRIA NUK KA ÇMIM
Kryeministri Berisha në fjalën e tij vlerësoi figurat më të larta të historisë së kombit, Skënderbeu e Ismail Qemali.
"Skënderbeu është prijësi strateg i shqiptarëve. Atij ne i detyrohemi ekzistencën.Asgjë smund të ndajë dhe copetojë shpirtin e një kombi. Ndaj, lavdi Zoti vijmë sot të lirë në këtë sallë sepse qëndruam së bashku. Sepse gjatë një shekulli I faktuam mbarë botës se për shqiptarët liria nuk ka çmim", tha ai.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se një kontribut shumë të madh në historinë e pavarësisë së vendit ka mbreti Leka Zogu.
"Mbështjetja e kombit amerikan për shqiptarët buron nga pasioni i tij për lirinë. Kushdo që lexon historinë, kupton se ky komb nuk u pajtua kurrë me dhunimet e lirisë së shqiptarëve. Ne kemi patur demokracinë më të fuqishme në botë për SHBA", vijoi më tek kryeministri.
Sipas tij, viti 2012 do të jetë vit i bashkimit në emër të integrimit në Europë.
"Ftoj shqiptarët që në emër të këtyre sakrificave të mëdha dhe repsketit ndaj atyre që u flijuan për lirinë, të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’i bëjmë më të lirë e më të sigurtë. Gjithçka për projektin tonë të madh, të shqiptarëve në Europë. Kemi vështirësi reale, por mundësitë tona janë më të mëdha se vështirësite. Uroj që 100 vjetori të shndërrohet në vitin e rivlerësimit dhe nderimit të madh për njëri – tjetrin", e përfundoi fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Sali Berisha.
KRASNIQI: KOHA PËR MIRËKUPTIM
“Përvjetorë të tillë janë bazament reflektimi. Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme liderët ti thërrasin mendjes për harmoni të arsye, mirëkuptimi të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”, tha kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi.
TOPALLI: 100 VJETORI, KRYEFESTA JONE
Kryetarja e Kuvendit Jofezina Topalli ka çelur ceremoninë në Kuvend. Ajo ka deklaruar se 100 vjetori i pavarësisë është kryefesta e të gjithë shqiptarëve. "Respekt për të gjithë ata që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, shumë prej të cilëve u shuan nga komunizmi. Ata vijuan rrugën e Skënderbeut, e cila arriti deri në pavarësinë e Kosovës, 4 dite më parë", tha mes të tjerash Topalli.
"Sot jemi për të celebruar diotëlindjen e madhe kombëtare. Ne këtë vit nderojmë të lirë ngritjen e flamurit të finalizuar në Vlorë. Në historinë tonë kombi ka festuar ditëlindjen dy herë, e para 1444 dhe 1912 për të mbërritur në pavarësinë e Kosovës Gjatë rilindjes para dhe gjatë lidhjes së Prizreni e më pas për të mbërritur tek dita e flamurit përpjkjet ishin të mëdha. Ideali dhe qëllimi i shejtë i Skënderbeut ishte bashkimi i shqiptarëve. Feja e shiptarëve është Shqiptaria", tha kryeparlamentarja.
(aq/shqiptarja.com)