100 vjet Pavarësi, Rita Ora ndez
Tiranën, feston me shqiptarët

100 vjet Pavarësi, Rita Ora ndez<br />Tiranën, feston me shqiptarët
TIRANE - Koncertit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë iu bashkua mbrëmë edhe e ftuara speciale, këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora. E shoqëruar në skenë nga vetë Kryeministri Berisha, këngëtarja me famë botërore u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit në shesh. Rita ka përshendetur në gjuhën shqipe duke uruar të gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Shqipërisë shtet. Ajo ka performuar live 5 pesë këngë nga repertori i saj, ndër to R.I.P, How we do, etj duke ndezur sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu ajo këndoi këngën “Shine Ya Light”, videoklipin e së cilës e ka xhiruar në Kosovë. Ndonëse kushtet atmosferike nuk kanë favorizuar koncertin, pasi shiu binte pa reshtur,  sërish bukuroshja bionde është afruar tek publiku shqiptar duke dhuruar momente emocionuese. E veshur me nje fustan të gjatë dhe të hapur në pjesën e dekoltesë Rita dukej mjaft komode në skenën shqiptare. Gjithashtu në koncert kanë perfomuar edhe emra të tjerë të muzikës shqiptare si Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Ardian Bujupi etj.

Pas përfundimit të koncertit Rita ka postuar në faqen e saj zyrtare në Twitter duke thënë: “Albania u were unbelieviable u are a dream come true, I know was raining but we still rocked it! Happy 100th indipendence day #IMHONOURED”, “Shqipëri ishe e pabesueshme, një ëndërr e bërë realitet, e di që ishte duke rënë shi, por sërish ne ia dolëm  Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë”.

rita ora twitter


(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?