100 vjet shtet apo pushtet?
28 nëntori shënon hyrjen në vitin e 100 të shtetit shqiptar. Një shekull – shtet është shumë për një vend të vogël të ardhur nga pesë shekuj pushtim otoman, por pak për një shtet europian që ishte i tillë edhe pesë shekuj më parë. Gjithësesi, 100 vjetori meriton të kujtohet dhe nderohet. Gjithçka nisi më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës dhe mori jetë në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës.
28 nëntori shënon hyrjen në vitin e 100 të shtetit shqiptar. Një shekull – shtet është shumë për një vend të vogël të ardhur nga pesë shekuj pushtim otoman, por pak për një shtet europian që ishte i tillë edhe pesë shekuj më parë. Gjithësesi, 100 vjetori meriton të kujtohet dhe nderohet. Gjithçka nisi më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës dhe mori jetë në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës. Prej atëherë eksperimentuam 6 muaj nën mbretërimin e Wied, 6 vjet nën pushtimin e disa fuqive rajonale, 3 vjet sistem konkurrues demokratik, 3 vjet të tjera republikë presidenciale, 11 vjet monarki shqiptare, 5 vjet pushtim Italian e gjerman, 46 vjet sistem diktatorial komunist dhe vetëm 20 vjet sistem demokratik konkurrues. Në total vetëm 23-24 vjet demokraci ndaj 3.5 vjet më shumë diktatura, regjime autoritare apo jetë nën pushtim. Të paktën katër herë vendi shkoi në prag të luftës civile, tri rebelime përfunduan në revolucione gati të dhunshme, dëbuam nga vendi princin europian dhe mbretin shqiptar, i detyruam të emigrojnë ose i burgosëm e vramë shumicën e themeluesve të shtetit shqiptar. “Babai i kombit” Ismail Qemali vdiq në emigrim në Itali, krahu i djathtë i tij Luigj Gurakuqi u dëbua dhe u vra në Itali, ashtu si Hasan Prishtina në Greqi. Princ Wied vdiq i dëbuar në Rumani, kryeministri Turhan Pasha vdiq në emigrim në Itali, Fan Noli vdiq i emigruar në SHBA, mbreti Zog vdiq i dëbuar në Francë, Mithat Frashëri e Abaz
Kupi vdiqën të dëbuar në SHBA, varrin e Gjergj Fishtës e hodhëm në lumë, Nënë Terezën e ndaluam të varroste nënën e saj, Lef Nosin e pushkatuam në atdhe, siç vramë Bajram Currin, apo u dëbua dhe u vra Hasan Prishtina, për ta mbyllur listën 90 vjet më vonë me vrasjen në Tiranë të Azem Hajdarit.
Gjatë një shekulli patëm krijuam aleanca strategjike, fillimisht me Austro-Hungarinë, më pas Italinë, Gjermaninë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe,
pas një vetizolimi të gjatë, në demokraci zbuluam dashurinë e madhe amerikane dhe perëndimore. Ne ishim vendi i fundit që u nda nga perandoria otomane, të fundit që bëmë shtet, që dolëm nga luftrat apo që krijuam sistem demokratik apo u pranuam në
OSBE e NATO. Disa regjime ndaluan me ligj partitë politike, disa besimin në zot, disa pronën private. 100 vjet pushtet u dominuan nga Ismail Qemali e Esat Toptani, Fan Noli e Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano, - një panair emrash me kundërshti dhe kontraste të thella. Pak prej tyre ndërtuan shtet, shumica ndërtuan pushtet; disa erdhën në krye si misionarë, të tjerë si sundimtarë; ndonjë shkriu gjithcka për Shqipërinë, shumica e përdorën Shqipërinë për interesat e tyre. Në 100 vjetorin e shtetit shqiptar kemi arsye të ndjehemi krenar, - sepse mbijetuam, sepse ekzistojmë, sepse Shqipëria sot ka identitet, simbole dhe miq të shumtë në botë, - siç kemi arsye të ndjehemi në borxh me historinë, sepse humbëm shumë shanse, prodhuam më shumë
keqqeverisje sesa modele pozitive, sepse Shqipëria sot ende është peng i së kaluarës. Pas një shekulli ne ende nuk kemi një datë të unifikuar të festave kombëtare, gjysma feston 28 dhe gjysma tjetër 29 nëntorin; siç ende nuk kemi një tekst historie të gjithë pranuar. Pushteti partiak mendon se 100 vjetori duhet festuar duke ndërtuar buste e monumente të reja, parlament dhe stadium të ri futbolli. Diçka absurde. Dhurata më e mirë për 100 vjetorin nuk janë tenderat milionëshe të betonit, fjalimet patetike apo përbetimet patriotike. Nderimi më i denjë është që Shqipëria të ketë shtet funksional, shtet të së drejtës, shtet europian; që Shqipëria të jetë në BE, një vend ku jetohet dhe duam të rrisim fëmijët tanë, një shoqëri ku respektohet fjala, vlera, morali, merita dhe integriteti; një vend ku asnjë individ apo klan i tij nuk sillet si pronar i shtetit dhe pasurive publike; ku institucionet demokratike janë më të forta sesa liderit politik, ku e ardhmja ndërtohet
shumë ndryshe nga riti i Rozafës. 100 vjet shqiptarët kanë pasur pushtet e pushtetarë, qeveri dhe sundimtarë, - por në shekullin e ri të shtetit shqiptar është koha të zgjedhim shtetin në vend të pushtetit, të dëgjojmë qytetarët në vend të pushtetarëve, në mënyrë që sot e mot ta shpëtojmë Shqipërinë nga paralajmërimi
fatal i Faik Konicës, se ky vend u ngjall nga idealistët, mbijetoi falë rastësive dhe u vra nga politikanët.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56