TIRANE - Këtë nëntor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), mbajti ngjyrat kuq e zi. Së bashku me pjesën tjetër të vendit, Aeroporti ka festuar 100 vjet të pavarësisë së shtetit shqiptar. Ngjyrat e flamurit kombëtar u vendosën në të gjithë ndërtesën e terminalit, duke u dhënë një mirëseardhje të ngrohtë gjithë udhëtarëve të aeroportit. Fasada e terminalit gjithashtu u mbulua nga një flamur i madh shqiptar, shenjë respekti dedikuar këtij momenti të rëndësishëm për vendin.
"Kjo është një ngjarje që kërkon festime të mëdha. Është vërtet një nder i madh për mua të marr pjesë në momente të tilla të rëndësishme të këtij vendi, i cili dalëngadalë është bërë i dashur për mua. Aeroporti është një mbështetës i madh i progresit, i zhvillimit dhe i ndryshimeve konstruktive, për këtë arsye ne jemi mbështetetës të këtyre festimeve në nder të asaj çka këto 100 vjet përfaqësojnë për Shqipërinë", tha Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Znj. Andrea Gebbeken.
Ndërkohë, të gjithë personat që erdhën në aeroport kanë qenë të tërhequr nga një avion i kuq epoke i parkuar pranë terminalit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, i cili evokon një histori të gjatë të aviacionit në këtë vend. Kjo dhuratë historike është përkushtuar për këtë shekull të fundit historie dhe për festimet mbresëlënëse të vendit për pavarësi.
Avioni është një Antonov AN-2, një mjet transporti i prodhuar në vitin 1946, i cili erdhi për TIA-n nga baza ajrore e Kuçovës. Vendosja e avionit ishte një iniciativë e përbashkët e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe forcës ushtarake ajrore të Rinasit. Një ceremoni e vogël u zhvillua me këtë rast.
"Unë jam shumë i lumtur që kemi pasur sukses në realizimin e kësaj ideje origjinale të avionit të pikturuar në të kuqe dhe të zezë. Shumë njerëz kanë punuar për këtë projekt dhe unë do të doja t’i falënderoj të gjithë ata. Ky avion është edhe një simbol i partneritetit tonë të suksesshëm që është zhvilluar gjatë viteve dhe shpresojmë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen", tha gjatë ceremonisë Gjenerali i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të Rinasit Z. Dhori Spirollari.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com