SHKUP - Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtojnë sot drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në manifestimin qendror të shqiptarëve të këtij vendi me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Takimi do të mbahet pasditen e sotme në sallën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup. Në këtë aktivitetit pritet të marrin pjesë edhe dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Sali Berisha dhe i Kosovës Hashim Thaçi.
Për nder të tyre rrugët dhe bulevardet e Shkupit janë stolisur kuq e zi. Për t'i uruar mirëseardhjen dy kryeministrave Berisha e Thaçi, është vendosur një billbord i madh ndërsa dy flamuj të përmasave të mëdha, atij kombëtar dhe flamuri me logon e 100-vjetorit të Pavarësisë janë vendosur edhe në qendrën tregtare "Mavrovasja".
Vizita e dy kryeministrave vjen një ditë pasi në Maqedoni është djegur flamuri shqiptar.
Sipas policisë lokale në orën 01:20 të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë djegur flamuj shqiptarë në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme.
Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve Ina, në orën 05:00 të mëngjesit një person i panjohur ka tentuar të grisë dhe të heq flamurin tonë kombëtar të shpalosur tek Shtëpia e Kulturës në Tetovë.

(Në foto, flamuri shqiptar i djegur në Tetovë të Maqedonisë)
Policët, të cilët për herë të parë janë angazhuar të ruajnë flamurin shqiptar, sipas agjencive lokale të lajmeve e kanë pikasur autorin që i ishte afruar flamurit dhe e kishin ndalur atë për t'i kërkuar dokument identifikimi. Por personi ka nxjerrë thikën duke goditur njërin prej policëve. Po ashtu, vetëm disa orë më vonë, persona të tjerë të panjohur kanë djegur flamurin kombëtar të shpalosur në njërën nga urat e autostradës Tetovë-Gostivar.
(a.q/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com