100 vjetori i Federico Fellinit, homazhe kampionit të ëndërrimtarëve italianë, fitues i 5 Çmimeve Oscar

100 vjetori i Federico Fellinit, homazhe kampionit të ëndërrimtarëve italianë, fitues i 5 Çmimeve Oscar

Qyteti i Riminit në Itali i ka bërë homazhe kampionit të ëndërrimtarëve italianë me një seri nismash që zbulojnë gjithë fuqinë e legjendës së kinemasë italiane, fituesit të pesë çmimeve Oskar, nga më të dëshiruarit e Hollivudit.

Federico Fellini ishte një koleksion i imazheve dhe personazheve pa kohë. Regjizori që do të mbushte 100 vjeç i ka shndërruar simbolet, gëzimet, pikëllimet, tragjeditë dhe ironitë e gjithë Italisë së shekullit XX në një kod stilistik universal.

"Asgjë nuk dihet, gjithçka është imagjinuar"- përsëriste shpesh Fellini

I lindur në vitin 1920 në Rimini, në bregdetin e Adriatikut Italian, në atë zonë që gjeneralët aleatë të Luftës së Dytë Botërore e kishin quajtur ‘barku i butë i Europës’, Fellini luajti me ëndrra, klounë dhe fantazma, në filmat ikonë ‘Lo sceicco bianco', ‘I vitelloni’, Amarcord, Casanova apo dhe ‘La Voce della Luna’.

Ironia e tij e dhimbshme por edhe e këndshme nuk ka kursyer asgjë: nga krahinat me bollëk të Emilia Romagna e deri tek kujtimet e ish fashistit të maskuar me rrobat e Romës së Lashtë. Dhe pastaj ekstaza e tij para bukurisë së grave: erotizmit dhe fuqisë së shpirtit të tyre që Fellini e ktheu në poezi. Filmi ‘Qyteti i grave’ është një monument i rënies përfundimtare të kultit të figurës mashkullit dhe jo vetëm të dashnorit latin. (Latin lover).

Me filmin ‘La Dolce vita’, besuar në duart e Marcello Mastroianni dhe përrallores Anita Ekberg, nën ujëvarën e Shatërvanit të Trevit që bëhet uji i parajsës së humbur, Fellini zbuloi jo vetëm vetëvrasjen e shoqërisë italiane të pas luftës, por edhe aftësitë e saj për t'u ngritur përmes jetës, dashurisë dhe gëzimit, karakteristikë kjo e gjithë Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion